LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen shtatë persona në Maqedoni, dyshohen për pjesëmarrje në luftërat në Siri dhe Irak

Arrestohen shtatë persona në Maqedoni, dyshohen për pjesëmarrje në luftërat në Siri dhe Irak

Policia e Maqedonisë njofton se ka arrestuar shtatë persona, për të cilët kanë dyshime se kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në luftërat në Siri dhe Irak.

Përmes një komunikate për media, MPB thekson se për shtatë shtetasit e Maqedonisë ka pasur fletarrest ndërkombëtar dhe të njëjtit janë paditur, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Janë arrestuar shtatë shtetas të Maqedonisë, për të cilët ekzistojnë dyshime se si luftëtar terrorist të huaj, në mënyrë aktive kanë marrë pjesë në luftërat në Siri dhe Irak. Bëhet fjalë për: S.R (1990), Xh.A (1993), B.F (1994), O.Zh (1987), E.O (1994), I.Sh (1997) dhe A.M (1995)”, thuhet në njoftimin e policisë.


Ata shtojnë se Maqedonia në koordinim me partnerët e Koalicionit global për luftë kundër terrorizmit do të vazhdojë edhe më tej të merr masa, me qëllim që siç thonë, të zbulojnë, identifikojnë dhe neutralizojnë terroristët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Politikë

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Kalo në kategori