LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen pesë persona për dhunë në familje gjatë 24 orëve në Kosovë

Arrestohen pesë persona për dhunë në familje gjatë 24 orëve në Kosovë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar pesë persona për dhunë në familje.

Sipas raportit të policisë, rasti më i rëndë ishte ai në Ferizaj, ku raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes se tij viktimës femër kosovare, me ç’ rast sipas raportit të mjekut i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij i dyshuari dërgohet në mbajtje.


Rastet tjera janë në Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Malishevë e Gjakovë.

Detaje nga raporti i Policisë së Kosovës:

Prishtinë 28.06.2020-20:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti   ka sulmuar fizikisht dy viktimat bashkëshorten dhe vajzën e tij.  Viktimat   kane pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjilan 27.06.2020-15:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima   ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ferizaj 28.06.2020-01:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes se tij viktimës femër kosovare me ç’ rast sipas raportit të mjekut i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij i dyshuari dërgohet në mbajtje .

Malishevë 28.06.2020, 19:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën (vajzën e tij) femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 28.06.2020, 19:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht vëllanë e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori