Arrestohen dy persona në rajonin e Pejës, sekuestrohen dy kilogramë drogë, 14 mijë euro dhe një “Audi Q5”
Policia e Kosovës më 08.09.2022 ka pranuar informacione se dy persona të dyshuar me një veturë me targa vendore janë duke transportuar substanca narkotike në drejtimin Gjakovë – Prishtinë.
Në njoftim thuhet se pas pranimit të kësaj informate, njësia policore nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Gjakovë, në asistencë edhe nga njësitë patrulluese nga stacioni policor në Klinë kanë marrë veprime të menjëhershme për ndalim të veturës së dyshuar.
Njësitë përkatëse pas marrjes së veprimeve kanë arritur që ta ndalojnë veturën e lartcekur, me ç’rast është bërë edhe arrestimi i dy personave të dyshuar, ku gjatë kontrollimit të tyre janë gjetur dhe janë konfiskuar si prova materiale:
- një veturë me targa vendore,
- dy qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit mariuhanë me peshë rreth 1425 gramë (1 kg e 425 gramë).
Pas konfirmimit të urdhrit verbal, njësia policore nga DHTN në asistencë nga NjRSh- Gjakovë ka zbatuar urdhër-kontrollin në pronën/shtëpinë dhe dyqanin e njërit nga të dyshuarit, ku gjatë kontrollit si provë materiale janë gjetur dhe janë konfiskuar:
- para në vlerë prej 14,075 euro
- një qese najloni e mbushur me substancë e dyshuar për narkotikë e llojit mariuhanë me peshë rreth 536 gramë,
- dy telefona mobilë,
- një armë zjarri/revole, një (1) karikator dhe 12 fishekë të kal 9×19 mm.
- Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit ndalohen në ndalim policor ndërsa rasti i kompletuar u dedikohet njësive policore kompetente për trajtim të mëtutjeshëm. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBritania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Hidhen mjete piroteknike drejt Kryeministrisë, lëndohen tre punonjës policie
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe
Votojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti