LAJMI I FUNDIT:

Arrestimi i shtetasit të Serbisë, avokati Jashari: Naivë ata që prezantohen si zyrtarë të AKI-së dhe më naivë ata që u besojnë

Arrestimi i shtetasit të Serbisë, avokati Jashari: Naivë ata që prezantohen si zyrtarë të AKI-së dhe më naivë ata që u besojnë

Avokati Arbër Jashari ka reaguar pas arrestimit të një shtetasi të Serbisë, të dyshuar për përgatitje të vrasjes dhe prezantim si zyrtar i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI).

Jashari i ka cilësuar naivë ata mashtrues që për qëllim të përfitimit material, ose çfarëdo qëllimi tjetër e prezantojnë veten si pjesëtar të AKI-së, ndërsa edhe më naivë, ata njerëz që u besojnë.

“Në Fushë Kosovë, policia e paska arrestuar një person me emrin R.B., 53 vjeç, shtetas i Serbisë, i cili po dyshohet se nga muaji prill, në vazhdimësi është prezantuar tek disa qytetarë si zyrtar i lartë i AKI-së, dhe nga atëherë, kush e di sa njerëz ka mundur t’i dëmtoi”, ka shkruar avokati Jashari në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.


Ai ka thënë se raste të ngjashme ka pasur edhe më herët.

“Duhet me ditë gjithkush se pjesëtarët e AKI-se, sikur të gjithë anëtarët e shërbimeve inteligjente kudo në botë, e kanë mision, detyrë, punë dhe obligim të veprojnë fshehtas – në konspiracion. Pra ata nuk prezantohen kurrë si pjesëtarë të shërbimit inteligjent, edhe nëse janë vërtetë të tillë. E dyta, ata nuk guxojnë të kërkojnë favore, e lëre më të përfshihen në aktivitete tjera, si shitblerje ose të ngjashme, sepse ligji ua ndalon punët e tjera përveç punës në agjenci”, ka shkruar Jashari.

Prokuroria jep detaje për arrestimin e shtetasit të Serbisë, të dyshuar për përgatitje të vrasjes e prezantim si person zyrtar
Lexo po ashtu Prokuroria jep detaje për arrestimin e shtetasit të Serbisë, të dyshuar për përgatitje të vrasjes e prezantim si person zyrtar

Avokati thotë se qytetarët duhet të jenë vigjilent edhe të mos bien pre e mashtruesve dhe në rast se përballen me diçka të ngjashme, ta raportojnë.

Përndryshe, sipas avokatit, prezantimi i rremë si person zyrtar, është vepër penale dhe mund të dënohet deri në tri vjet burgim (neni 409 i KPRK-së).

Prokuroria e Prishtinës ka njoftuar sot se e ka arrestuar R. B., shtetas i Serbisë, nën dyshimin se ka kryer veprat penale mashtrim, prezantim i rremë, si person zyrtar dhe përgatitje për vrasje.

Sipas njoftimit të Prokurorisë janë bërë hetime disa mujore në bashkëpunim me policinë e Kosovës dhe më 05.12.2024 është realizuar bastisja ndaj të arrestuarit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Lajme
​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kalo në kategori