LAJMI I FUNDIT:

Arrestimi i djalit të El Chapo-s, anëtari i bandës Sinaloa gjuan me snajper të kalibrit 50 në përpjekje për të goditur aeroplanin ushtarak meksikan

Arrestimi i djalit të El Chapo-s, anëtari i bandës Sinaloa gjuan me snajper të kalibrit 50 në përpjekje për të goditur aeroplanin ushtarak meksikan

Arrestimi i djalit të mbretit famëkeq meksikan të drogës “El Chapo”, Ovidio Guzman-Lopez, ka çuar trazira në shtetin Sinaloa, ku kanë mbetur të vdekur tre anëtarë të forcave të sigurisë.

Me këtë rast, anëtarët e zemëruar të bandës ngritën blloqe rrugësh, iu vunë flakën automjeteve dhe sulmuan një aeroport lokal, transmeton Telegrafi.

Dy aeroplanë u goditën me armë zjarri – njëri derisa përgatitej të ngrihej për fluturim.


Ndërkaq sipas një video të shpërndarë në një llogari në Instagram rose.warfare, tregon ushtarin e kartelit Sinaloa që shkarkon snajperin të kalibrit 50 në aeroplanin ushtarak meksikan, ndonëse shumë pak shanse për ta goditur aeroplanin.

Operacioni i mbikqyrjes gjashtëmujore për kapjen e Guzman-Lopez pati mbështetjen e zyrtarëve amerikanë, raportuan autoritetet meksikane.

Guzman-Lopez që njihet me nofkën “Miu” –  akuzohet se ka udhëhequr një fraksion të kartelit famëkeq Sinaloa të babait të tij. Është një nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës në botë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Kalo në kategori