Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve L.M dhe A.G, zyrtarë të Komunës së Klinës, të dyshuar për “keqpërdorim të pozitës zyrtare”.
Gjykata njofton se “të pandehurit L.M dhe A.G nga data 20.09.2019 e në vazhdimësi deri me datë 09.11.2020, në objektin e K.K, duke vepruar si bashkëkryerës dhe atë i pandehuri L në cilësinë e drejtorit për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, ndërsa i pandehuri A në cilësinë e zyrtarit pranë kësaj drejtorie, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, i tejkalojnë kompetencat e tyre, e me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për ndërtim, pa zbatuar ndonjë plan rregullues urban lëshojnë lejen ndërtimore e më pas lëshojnë lejen ndërtimore për mbindërtim, edhe përkundër faktit se për hartat zonale është dhënë pëlqim nga MMPHI-ja, por ende nuk është aprovuar Plani i ri zhvillimor komunal dhe me këtë investitorit i’a mundëson përfitimin e dobisë pasurore përmes rritjes së etazhitetit dhe sipërfaqes së objektit”.
Ndërsa, me datë 04.10.2020, në objektin e K.K, të pandehurit duke vepruar si bashkëkryerës në kundërshtim me Ligjin për ndërtim, dhe Planin Rregullues Urban 01.nr-351-1830/2016, të datës 25.3.2016, lëshojnë lejen ndërtimore në atë mënyrë që, të pandehurit fillimisht investitorit i’a lëshojnë kushtet ndërtimore me te cilat i lejohet ndërtimi i objektit afaristo-banesor në dy llamella e më pas të njëjtit, investitor i’a lëshojnë lejen ndërtimore me te cilën i’a lejojnë rritjen e etazhitetit në llamellen II në 3 kate shtese dhe me këtë investitorit i’a mundëson përfitimin e dobisë pasurore përmes rritjes së etazhitetit dhe sipërfaqes së objektit.
Me çka në bashkëveprim kishin për të kryer vepër penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 par. 2 lidhur me par. 1 lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK-së.
“I pandehuri L.M nga data 12.07.2019 e në vazhdimësi gjer me datën 22.04.2020, në objektin e K.K, në cilësinë e drejtorit për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, i tejkalon kompetencat e tij, e me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër, duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Hekurudhat, në atë mënyrë që, i pandehuri në kuadër të detyrës zyrtare të tij pa qenë, i autorizuar me datën 12.07.2019 nxjerr vendimin me të cilin i kishte lejuar investitorit afrimin e objektit në distancë prej 20 metra largësi nga vija hekurudhore e më pas nxjerr vendimin tjetër duke ndryshuar vendimin e lartcekur dhe duke e zbritur distancën e largësisë nga vija hekurudhore në 17 metra dhe këtë në kundërshtim me Ligjin për Hekurudha e cila përcakton distancën e largësisë prej 25m”, thuhet në njoftim.
Me çka kishte për të kryer vepër penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 par. 2 lidhur me par. 1 lidhur me nenin 77 të KPRK-së.
Gjyqtarja e procedurës paraprake, pas shqyrtimit të propozimit të prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit gjeti se kërkesa e tillë duhet të refuzohet pasi që prokuroria e shtetit nuk ka arrit të vërtetoj bazën ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve.
Gjykata ka vlerësuar se masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji është e mjaftueshme për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë meqë, veprat penale janë kryer në bashkëkryerje dhe në këtë fazë të procedurës ende janë duke u ndërmarrë veprime hetimore me qëllim të identifikimit të provave të reja ashtu që me gjetjen e mundshme të pandehurve në liri gjykata vlerëson se të pandehurit lehtësisht mund të asgjësojnë, ndryshojnë apo fshehin provat e veprës penale me qëllim të shmangies apo zvogëlimit të përgjegjësisë së tyre penale apo edhe të koordinojnë mbrojtjen e tyre me njëri – tjetrin pasi që kanë qenë kolegë të punës dhe njihen mirë dhe se me gjetjen e mundshme të pandehurve në liri të njëjtit mund të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale.
Gjykata sipas detyrës zyrtare shqyrtoj edhe masat e tjera alternative dhe gjeti se masa e arresti shtëpiak, si masë më e butë, është e mjaftueshme për sigurimin e prezencës së tyre në procedurë dhe në funksion të zhvillimit pa pengesa të procedurës penale dhe se masat tjera me të buta nuk do të ishin adekuate.
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
Ndryshe, Prokuroria e Pejës kishte bastisur komunën e Istogut, Klinës dhe Pejës, para disa ditësh, ku ka arrestuar tetë zyrtarë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi