LAJMI I FUNDIT:

Arratiset Marko Roshiq, njëri nga të dënuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Arratiset Marko Roshiq, njëri nga të dënuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Është arratisur Marko Roshiq, njëri nga katër të dënuarit me 8 vjet burgim për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

Siç mëson Telegrafi, Policia që nga dita e vendimit për dënim me burg të Roshiqit janë në kërkim të tij, për ta arrestuar.


Aktgjykimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit – gjithçka nga seanca përfundimtare ku u dënuan katër të akuzuarit
Lexo po ashtu Aktgjykimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit – gjithçka nga seanca përfundimtare ku u dënuan katër të akuzuarit

Ndryshe, në Gjykatën Themelore në Prishtinë u shpall aktgjykimi dënues ndaj katër të akuzuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviq, i cili ishte lideri i Iniciativës Qytetare serbe ‘Liri,demokraci, drejtësi’.

Me tetë vite burgim u dënua Marko Roshiq, për pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal lidhur me vrasje të rëndë si dhe me 10 mijë euro gjobë.

Ivanoviq ishte qëlluar me armë zjarri me 6 plumba përballë zyrave të partisë së tij më 16 janar të vitit 2018,  në rrugën “Sutjeska” në Mitrovicën e Veriut.

Të akuzuarit nuk ishin në seancë kur u shpallë aktgjykimi dënues. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani takon personalitete të rëndësishme në Vatikan gjatë ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Presidentja Osmani takon personalitete të rëndësishme në Vatikan gjatë ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Lajme
Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

Lajme
Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Lajme
Shqipëria në rrezik të kthehet në hallkë të trafikimit të armëve të shkatërrimit në masë

Shqipëria në rrezik të kthehet në hallkë të trafikimit të armëve të shkatërrimit në masë

Lajme
Ndalohet për 48 orë sulmuesi i Belgin Jasharit

Ndalohet për 48 orë sulmuesi i Belgin Jasharit

Lajme
Mospajtimet se ku duhet të paguhen faturat e mbeturinave në Prishtinë, flet kryeshefi i Ndërmarrjes

Mospajtimet se ku duhet të paguhen faturat e mbeturinave në Prishtinë, flet kryeshefi i Ndërmarrjes "Pastrimi"

Lajme
Kalo në kategori