Portieri i Kosovës Aro Muric sërish ka qenë më i vlerësuar te Sassuolo, në barazimin 0-0 ndaj Lecces.

“Gardiani” bëri dy pritje fantastike, një brenda zonës, ndërsa kompletoi 29 pasime nga 43 të mundshme. “SofaScore” e vlerësoi me me notën më të lartë në ndeshje, pra 7.6.


Përballë Muric kishte dy mesfushorët shqiptarë si Ylber Ramadani dhe Medon Berisha, që gjithashtu zhvilluan paraqitje fantastike.

Ramadani që mori çmimin “Lojtari i ndeshjes” nga Serie A, u vlerësua me notën 7.2 pasi kompletoi dy pasime kyçe, 61 nga 71 pasime të sakta si dhe rikuperoi plot tetë herë topin.

Ndërkohë, Berisha brenda 86 minutave lojë, kompletoi 59 nga 68 pasime, ndërpreu dy herë aksionin si dhe rikuperoi topin pesë herë. Ndër të tjera, ai goditi edhe dy herë nga largësia për të befasuar Muric, por ky i fundit ishte i shkëlqyer.



Muric kësisoj po vazhdon ta fitojë vëmendjen e të gjithëve në Itali falë paraqitjeve të njëpasnjëshme pozitive, gjë që e ka bindur edhe Sassuolon për ta aktivizuar opsionin e blerjes./Telegrafi/

telegrafi sport app