Realizua vepra të shumta në zemër të Perandorisë Osmane në shekullin XVI, por nuk harruan kurrë vendin nga ku vinin. 

Mikelangjelo i Orientit - arkitekt Mimar Sinani (1490-1588) - la pas vetes veprat më të mëdha arkitektonike të Stambollit. Sot të gjithë duan ta përvetësojnë njeriun që ishte projektues i së paku 374 objekteve të mëdha arkitektonike. Por, një gjë që dihet sigurt është se ai ndihmoi edhe dy arkitekt tjerë shqiptarë.


Njëri nga ta ishte Mehmet Aga Biçakçiu (1540 - 1617), kryearkitekt i Xhamisë së Kaltër në Stamboll, me origjinë nga Elbasani. Ndërkaq, tjetri ishte Mimar Kasëmi (1570-1660) nga Gremshi i Skraparit, që la gjurmë edhe në Shqipëri. Veprat monumentale të projektuara nga ai janë: Qoshku Bagdad, Qoshku Revan, Xhamia me Fajance në Stamboll, si dhe bujtina, ura e banja në Shqipëri, përfshirë trasenë e rrugës mesjetare Berat-Korçë.

Për të mësuar më shumë se kush ishte Kasëmi, djali i Malit Baba - kryearkitekti që sot njihet shumë pak, pavarësisht realizimeve të tij - shikojeni dokumentarin e gazetarit Marin Mema. /TCH/Telegrafi/