Arkeologu francez, Christophe Goddard, i cili ishte pjesë e ekipit që zbuluan mbishkrimin e Perandorit Justinian, në Parkun Arkeologjik në Ulpianë, ka thënë se shprehet i befasuar me nivelin dhe cilësinë e trashëgimisë arkeologjike në Kosovë.
Ai ka thënë se zbulimi në këtë lokalitet është bërë falë një pune të përbashkët.
“Të gjithë ne në Evropë duhet të kemi një përqindje dardane. Prandaj edhe Evropa bashkë me Bashkimin Evropian dhe ambasadën franceze është e interesuar që të vazhdojë këtë projekt”, thotë arkeologu francez, i cili është pjesë e ekipit që zbuloi mbishkrimin e qytetit Dardan të Justinianit, në kishën më të madhe paleokristiane, në Ulpianën e lashtë, e cila është vetëm 5 km larg Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës.
“All of us in Europe probably have some percentage of Dardan”
says French archaeologist who is part of the team that discovered the Dardan City of Justinian inscription, in the largest Paleochristian church, in ancient Ulpiana, which is only 5 km away from the capital of Kosova pic.twitter.com/uW460BmrZ3
— Egzon Azemi (@egzonazemii) August 17, 2023
“Jam i befasuar nga niveli dhe cilësia e trashëgimisë arkeologjike të vendit. Arkeologët kosovarë janë duke u punuar dhe trajnuar në të njëjtat shkolla që kemi ndjekur ne, andaj kemi arritur rezultate të mira. Dhe një arsye për të pas suksese është të kemi edhe një ambient të mirë institucional”, ka thënë ai.
Sa i përket zbulimit në Ulpianë ai tha se bëhet fjalë për një objekt kishtar i punuar më kërkesë të perandorit.
Por, e veçanta e këtij zbulimi sipas tij, është se kërkesa ka qenë tekstuale dhe se deri tash nuk kanë zbuluar një gjë të tillë.
“Kemi të bëjmë me një objekt kishtar i punuar më kërkesën e një perandori, i cili ka ndërtuar monumentet edhe të tjera siç është xhamia Aja Sofia në Stamboll. Në rastin tonë e kemi në formë tekstuale, që deri tash nuk kemi arritur të zbulojmë një gjë të tillë”, tha ai në tëvë1.
Ai ka thënë se ky zbulim do të nxisë vizitorë të huaj por edhe arkeolog të vendeve tjera.
Goddard ka falënderuar për mbështetjen institucionet e Kosovës, e në veçanti ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, dhe drejtoreshën e Departamentit për Trashëgimi Kulturore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sulm fizik ndaj grave e kanosje – disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit
Ia mori 600 euro për t’ia kaluar testin e patentë-shoferit, i dyshuari arrestohet në Gjilan
Të shtëna me armë zjarri nga një motoçikletë, Policia heton rastin në Prishtinë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht