Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që ka bërë bujë viteve të fundit në tregun muzikor shqiptar.

Fjala është për këngëtaren Arilena Ara, e cila vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.


Biondja ndan me fansat imazhe e video të ndryshme, ndërsa së fundmi ka befasuar me një fotografi atraktive nga palestra.

E njëjta pozon në top formë para pasqyrës, gjersa ka vënë në pah linjat e mrekullueshme trupore.

Për një fizik të tillë, Arilena ka punuar prej vitesh dhe është tejet aktive edhe në ditët e sotme.

“Motivimi i të mërkurës”, shkroi ajo.

Linjat trupore të Arës u komentuan mjaft shumë edhe nga fansat e ndjekësit e 22 vjeçares.

Ajo ndërkohë javë më parë mori vëmendje duke interpretuar këngën “Kur braktis atë që do” së bashku me Ardit Gjebrean. /Telegrafi/