Arijanet Muric pritet të luajë në Superligën e Turqisë në edicionin e ri.

Adana Demirspor është skuadra e promovuar në elitën e futbollit turk, e cila pritet ta zyrtarizojë arritjen e marrëveshjes me gardianin kosovar.


Muric pritet të jetë pjesë e Demirspor në formë huazimi për një edicion nga gjiganti anglez Manchester City.

Aro Muric

Para pak kohësh kjo skuadër kompletoi edhe transferimin e sulmuesit Mario Balotelli, lajm i cili bëri jehonë të madhe në media.

Për Muric pritet të jetë një tjetër huazim, pasi gjashtë muajt e fundit i kaloi në Eredivisie tek skuadra Willem II.

Sipas mediave turke marrëveshja mes palëve është arritur derisa gjatë kësaj jave pritet të bëhet zyrtarizimi.

Aro Muric 1

Për reprezentuesin kosovar ky pritet të jetë huazimi i pestë nga Manchester City, pasi më parë kishte mbrojtur edhe te NAC Breda, Nottingham Forest, Girona dhe së fundmi Willem II. /Telegrafi/

telegrafi sport app