LAJMI I FUNDIT:

Arifi: Në ditët e fundit është rritur numri i të infektuarve në Tetovë

Arifi: Në ditët e fundit është rritur numri i të infektuarve në Tetovë

Shtabi i Krizës Komunale të Tetovës njofton se ata kanë marrë informacione nga institucionet shëndetësore se numri i madh i personave të infektuar rishtas janë persona që nuk kanë dalë nga shtëpitë e tyre, por janë infektuar me Covid-19 nga mysafirë që kanë ardhur tek ta.

“Fatkeqësisht, numrat në ditët e fundit tregojnë një rritje të vazhdueshme të numrit të të infektuarve me COVID-19 në komunën e Tetovës dhe zonën përreth. Kjo kryesisht i referohet mosrespektimit të masave mbrojtëse, domethënë mospërdorimi i maskave ​​mbrojtëse dhe mbajtjes së distancës fizike. Kemi edhe raste të personave që nuk kanë dalë nga shtëpitë e tyre, por janë infektuar me Covid-19, që do të thotë se virusi u është sjellë atyre duke u vizituar në shtëpitë e tyre nga familjarët dhe miqtë. Prandaj, bëjmë apel që të zvogëlohet numri i vizitave të panevojshme dhe grupimeve më të mëdha në shtëpi dhe dhoma të mbyllura”, tha kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Regjistrohen tre viktima dhe 25 raste të reja me coronavirus në Maqedoni
Lexo po ashtu Regjistrohen tre viktima dhe 25 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Deri më tani, katër raste të reja janë regjistruar në Tetovë dhe komunat përreth me Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të diagnostikuarve në 147./Telegrafi/