LAJMI I FUNDIT:

Argjentina triumfon ndaj Australisë dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Botës

Argjentina triumfon ndaj Australisë dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Botës

Përfaqësuesja e Argjentinës ka shënuar fitore ndaj Australisë me rezultat 2-1 në ndeshjen ndaj Australisë në kuadër të 1/8-tës në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ekipi i Lionel Scalonit ka marrë një mes vështirësive ndaj Australisë në ndeshjen e zhvilluar në ‘Ahmad bin Ali Stadium’.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Argjentinës, e cila shënoi edhe një gol, përkundër rasteve të pakta.


Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 35-të dhe ishte Lionel Messi që shënoi një gol të bukur për 1-0 pas asistimit të Nicolas Otamendit.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, por me Albiceleste për një nuancë më të mirë, edhe pse të dy ekipet kombëtare shënuan nga një gol.

Të parët që shënuan përsëri ishin argjentinasit me anë të Julian Alvarez (57’) për 2-0, ndërsa një autogol nga Enzo Fernandez (77’) ngushtoi shifrat në 2-1.

Deri në fund të ndeshjes, Argjentina pati edhe tri raste me anë të Lautaro Martinez (89′, 90+2, 90+4), por në të tri rastet sulmuesi ishte i pasaktë dhe pafat, duke bërë që ndeshja të mbyllet me rezultat 2-1 pas 90 minutave.

Me këtë fitore, kombëtarja Albiceleste kalon në çerekfinalen e madhe ku do të ndeshet me Holandën, e cila mposhti SHBA-të. /Telegrafi/

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1599135802679648256

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1599140708392538112

Në trend Sport

Më shumë
Përditësohet lista e favoritëve për Topin e Artë 2025 – Vendi i parë befasi, Salah bie nga ‘top 5’ dhe Vinicius i nënti

Përditësohet lista e favoritëve për Topin e Artë 2025 – Vendi i parë befasi, Salah bie nga ‘top 5’ dhe Vinicius i nënti

Ndërkombëtare
Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Ndërkombëtare
Manchester City përgatit sensacion për zëvendësimin e Guardiolës

Manchester City përgatit sensacion për zëvendësimin e Guardiolës

Premier League
Barcelona dhe problemet e sërishme me regjistrimin: Ter Stegen bën bujë në fund të sezonit

Barcelona dhe problemet e sërishme me regjistrimin: Ter Stegen bën bujë në fund të sezonit

La Liga
Chelsea është gati të shpenzojë 180 milionë euro për dy yjet e Real Madridit

Chelsea është gati të shpenzojë 180 milionë euro për dy yjet e Real Madridit

Premier League
Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

La Liga
Kalo në kategori