Lionel Scaloni dhe Pablo Aimar do të marrin përgjegjësinë e trajnuesve te kombëtarja e Argjentinës në baza të përkohshme pas largimit të Jorge Sampaolit.

Scaloni ishte asistent i Sampaolit në Kampionatin e fundit Botëror në Rusi, ku kombëtarja Albiceleste u eliminua me një humbje 4-3 kundër fituesve të Francës në raundin 1/16-tës.


Në anën tjetër ish-mesfushori i kombëtares argjentinase, Aimar, ka mbajtur rolin e trajnerit të Argjentinës U-17 në vitin e kaluar dhe tani do të jetë ndihmës-trajner.

"AFA ju informon se Lionel Scaloni do të drejtoj miqësoren e radhës së Argjetninës, ndërsa ndihmës do të jenë Pablo Aimar dhe Martin Tocalli", thuhet në njoftimin e federatës argjentinase të futbollit.

scaloni

"Më vonë do të vendosim se kush do të marrë rolin në mënyrë të përhershme".

aimar

"Ne do të marrim kohën tonë për të bërë zgjedhjen e duhur", ka thënë presidenti i federatës, Claudio Tapia, gjatë të enjtes.

Ndeshja e ardhshme e Argjentinës është kundër Guatemalës më 7 shtator në Los Angeles, përpara një takimi me Kolumbinë në Neë Yersey katër ditë më vonë. /Telegrafi/

telegrafi sport app