Ardit Çuni eliminohet nga shtëpia e Big Brother VIP

2021/11/maxresdefault-4.jpg

Sonte po mbahet spektakli i së premtes për të përmbyllur një javë tjetër plotë ngjarje e debate në Big Brother VIP.

Në këtë mbrëmje u shpalosen shumë histori e ndodhi që banorët janë përfshirë gjatë gjithë javës, ndërsa momenti kulminant i mbrëmjes të së premtes janë eliminimet që bëhen nga vota e publikut.


Dy të nominuarit e kësaj jave ishin Donald Veshaj dhe Ardit Çuni e që rezultoi me eliminimin e këtij të fundit.

640 0 61732e43077ae Foto: Top Channel

Kjo është hera e dytë që Arditi eliminohet me votën e publikut, herën e parë ai u rikthye në shtëpi falë biletës kthyese që mori në studion e spektaklit, e cila i dha në shans të dytë për të vazhduar lojën brenda shtëpisë.

Kështu, Arditi bëhet banori i katërt që u eliminua përfundimisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

auto 531634941607 Foto: Top Channel

Ndërkohë, përveç eliminimit, sonte janë paralajmëruar edhe disa hyrje të reja, që do t’i bashkohen garës për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Nga Rubrika

Në trend Botë

Jobs
Deals

Më të lexuarat