Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi, është martuar në fshehtësi.

Ai i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar me vajzën e tij të ëndrrave.


Prive ka marr vesh nga burimet pranë këngëtarit se së fundmi ai ka kurorëzuar dashurinë e tij me maresë.

360488036 1327098211350420 6237062259180930337 n

Gjithçka ka ndodhur në privatësi të plotë, në Gjermani, në prani të një rrethi të ngushtë të familjarëve dhe miqve.

Përkundër se ka pasur një ceremoni të kurorëzimit, asgjë nuk ka rrjedhur në publik – kjo pasi kjo ka qenë kërkesë e prerë e çiftit.

343311652 916490586304000 6702999240971562403 n

Bashkëshortja e Ardianit mësohet se është një shqiptare nga Kosova, e cila që në moshë të hershme është shpërngulur në Gjermani.

Ajo është e zhdukur nga rrjetet sociale, kështu që çdo tentativë për të siguruar ndonjë fotografi të saj për momentin, është pamundshme. /Telegrafi/