Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi, është bërë baba për herë të parë.

Ai dhe partnerja e tij, Fjolla, kanë mirëpritur një djalë që e kanë pagëzuar me emrin Gjon.


"Gjon Bujupi 02.04.26", ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.

Dyshja njoftuan se po bëhen prindër për herë të parë në muajin shkurt, me një postim surprizë për fansat.

Bujupi vazhdon të mbajë më hermetike raportin me bashkëshorten, duke mos ndarë gjëra me publikun.

Ata u martuan në korrik të vitit 2023, ndonëse edhe këtë pjesë e kanë mbajtur sekret.

Çifti jeton dhe vepron në Gjermani, Ardiani duke qenë shpesh edhe në trojet shqiptare për shkak të angazhimeve në muzikë. /Telegrafi/