Arda Turan ka folur rreth mundësisë së largimit prej Barcelonës.

Mesfushori turk ka lënë të hapur mundësinë që të mos të luajë te skuadra katalonase.


Turan ka pohuar se është i gatshëm të huazohet në cilin do ekip evropian ndërsa në shtetin turk, vetëm në Galatasaray.

Por, lojtari ka një kusht që duhet të plotësohet për ti siguruar shërbimet e ish-reprezentuesit turk.

“Do ta vlerësojë çfarë do oferte pos atyre të klubeve kineze. Kushti im i vetëm është të paguhet 5 milionë euro paga vjetore. Në kampionatin turk preferoj të shkoj te Galatasaray”, ka thënë Turan.

Theksojmë se mesfushori 30-vjeçar ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2020 me katalonasit ndërsa paguhet shtatë milionë euro në vit. /Telegrafi/

telegrafi sport app