Rikthimi në fushat e blerta pritet të ndodh më shpejtë se që ishte pritur.
Krejt kjo falë progresit të jashtëzakonshëm që ka bërë futbollisti Arbër Hoxha, i cili nuk është ndalur së punuari asnjëherë, teksa ëndrra për t’u transferuar në Evropë mbetet një ‘mision’ për t’u ndjekur nga ish-reprezentuesi i Kosovës U21.
Përveç fazës rehabilituese dhe rikthimit në stërvitje me skuadrën e Ballkanit, 22 vjeçari ka folur për herë të parë ekskluzivisht për Gazetën “Sheshi” në lidhje me ofertën e skuadrës turke Alanyaspor, e cila asnjëherë nuk u konkretizua.
Hoxha ishte lënduar gjatë një seance stërvitore në edicionin e kaluar te Ballkani më 21 qershor, teksa ishte detyruar të operohej.
“Faza e rikuperimit më ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Të them të drejtën as që e kisha menduar që për një kohë kaq të shkurtër të vij deri në këtë pikë në të cilën ndodhemi tani”.
“E gjitha kjo falë punës së jashtëzakonshme të fizioterapeutit Ervin Meqikukiq, të cilin dua ta falenderoj jashtë mase për kujdesin në periudhën më të vështirë të karrierës time”, e ka nisur fillimisht Hoxha rrëfimin.
Prej ditësh Hoxha ka filluar të punojë së bashku me skuadrën e Ballkanit, teksa ka folur edhe për rikthimin në ndeshjet zyrtare.
“Kam filluar me disa stërvitje të lehta me skuadrën dhe kam filluar gjithashtu edhe ta ndjej topin pa ndonjë problem të madh”.
“Kohën nuk mund ta them qysh tani, por jam i sigurt që do të rikthehem shpejtë në fushat e blerta dhe do të rikthehem më i fortë se që isha. Ky është një mesazh për gjithë ata që më kanë përkrahur dhe më kanë mbështetur në momentet më të vështira të karrierës time”, potencoi Hoxha.
Ai ka folur gjithashtu për skuadrën e tij Ballkanin, teksa e sheh si një pretendent kryesor për të arritur objektivat, pasi që ka një skuadër cilësore dhe tejet kualitative.
“Ballkanin këtë edicion e shoh shumë të fuqishëm duke pasur parasysh edhe përforcimet tejet cilësore që kanë ardhur dhe konkurrenca në ekip është shtuar. Ky është një fakt shumë i mirë dhe besoj që këtë edicioni do të jemi të fuqishëm dhe ambiciet nuk diskutohen asnjëherë, pasi që kemi kualitet dhe ekip për t’i arritur ato”, deklaroi 22 vjeçari.
Megjithatë, futbollisti pejan nuk është i bindur nëse do të qëndrojë te Ballkani deri në fund të këtij edicioni. Ai ka shtuar se mbetet i përkushtuar për t’u rikthyer sa më parë në fushat e blerta, derisa për të ardhmen do të vendos më vonë.
“Nuk e di nëse do të qëndroj te Ballkani deri në fund të edicionit. Të ardhmes nuk i dihet, mirëpo për momentin jam i fokusuar në punë dhe të rikthehem sa më shpejtë në fushat e blerta”, theksoi Hoxha.
Ç’është e vërteta në verën e këtij viti ai ishte me një këmbë drejt kampionatit turk, pasi që skuadra e Alanyaspor bëri ofertë zyrtare në drejtim të Ballkanit, mirëpo gjërat ndryshuan në momentin e fundit dhe transferimi nuk u realizuar.
“Është e vërtetë që ka pasur ofertë zyrtare nga Alanyaspor në drejtim të klubit, mirëpo të ju them të drejtën nuk e di se përse ka dështuar transferimi. Gjithsesi ambiciet dhe dëshira ekzistojnë ende që të transferohem në ndonjë kampionat më të fortë“, përfundoi Hoxha.
Në edicionin e kaluar Hoxha regjistroi 24 paraqitje për Ballkanin dhe ishte njëri ndër futbollistët kryesor të skuadrës.
Ai realizoi gjashtë gola dhe asistoi katër herë për bashkëlojtarët e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania