Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia para pak minutash ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër coronavirusit.

Siç bëhet e ditur, ministri ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 të llojit AstraZeneca.


Vitia pritet të mbajë një konferencë për media lidhur me vaksinimin.

Ministri në vazhdimësi u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin vaksinat kundër COVID-19.

Qytetarët e Kosovës janë duke u vaksinuar me dy lloje të vaksinave kundër coronavirusit, Pfizer dhe AstraZeneca.

Ndryshe, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 236.035 doza të vaksinës, kurse 57.994 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/

211642362 282637063647468 4217997321486066634 n

arben vitia

211338574 1001740440630399 967423777244922634 n