LAJMI I FUNDIT:

Arbana Xharra kritikon Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin për heshtjen ndaj vrasjes së Almirit

Arbana Xharra kritikon Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin për heshtjen ndaj vrasjes së Almirit

Kryeredaktorja e gazetës Zëri i Kosovës, ka kritikuar dy liderët shqiptarë Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin për heshtjen e tyre ndaj vrasjes së qëllimshme të Almir Aliuit nga një maqedonas në Kumanovë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Shkelja e qëllimshme me veturë e Almirit 4 vjeç nga maqedonasi kriminel, nuk është thjesht një akt makabër i një të sëmuri psikik, është përtej një konflikti… është urrejtje etnike. Ali Ahmeti e Menduh Thaçi, nuk pritet të reagojnë, ata janë të shantazhuarit e Gruevskit dhe Mihajlkovit që i kanë pru shqiptarët në këtë derexhe” ka komentuar gazetarja Xharra.

Reagimi i Arbana Xharrës vjen në vazhdën e reagimeve të shumë intelektualëve, politikanëve të cilët u solidarizuan me familjen Aliu për humbjen e djalit të tyre katër vjeçar.


Në mesin e atyre që nuk e ngushëlluan familjen e Aliu e as që dolën me reagim të tyre rreth këtij rasti ishin mu dy liderët e qëlluar nga gazetarja Xharra./Telegrafi/