Arabia Saudite aprovon marrëveshjen me Kosovën në fushën e shërbimeve të transportit ajror

Arabia Saudite ka aprovuar marrëveshjen me Kosovën në fushën e shërbimeve të transportit ajror.
Lajmi u bë e ditur nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Riad.
“Aprovohet Marrëveshja në fushën e shërbimeve të transportit ajror Kosovë-Arabi Saudite. Kryeministri i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman Al Saud, dje në mbledhjen e qeverisë e aprovoi Marrëveshjen mes Kosovës dhe Arabisë Saudite në fushën e shërbimeve të transportit ajror”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, marrëveshja mes Kosovës dhe Arabisë Saudite ishte nënshkruar në tetor 2024 në Prishtinë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/05/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































