LAJMI I FUNDIT:

Apple paguan 38 miliardë dollarë taksa për përfitimet jashtë vendit

Apple paguan 38 miliardë dollarë taksa për përfitimet jashtë vendit

Gjiganti amerikan i teknologjisë, “Apple” do të paguajë 38 miliardë dollarë taksa për përfitimet e realizuara jashtë vendit, për shkak të reformës së re fiskale të votuar nga SHBA-ja, njoftoi sot kompania.

“Një pagesë kaq e konsiderueshme do të jetë më e madhja e këtij lloji e bërë ndonjëherë”, theksoi sipërmarrja amerikane në një komunikate, duke theksuar se aktualisht është kontribuesi i parë në Amerikë.

Kjo kompani, në krye të klasifikimit në bursat botërore, theksoi gjithashtu se “do të kontribuojë drejtpërdrejt në ekonominë amerikane me më shumë se 350 miliardë dollarë në pesë vitet në vijim, duke krijuar 20000 vende pune apo investime pranë furnitorëve dhe nënkontraktorëve të tij në SHBA”.


Gjiganti i smartfonëve ka njoftuar gjithashtu se do të hapë një kampus të ri që do t’i dedikohet fillimisht pritjes së shërbimeve të asistencës teknike për klientët e kompanisë.

“Vendndodhja e tij gjeografike do të bëhet e ditur në fund të vitit”, theksoi “Apple”. /kp/

Në trend Teknologji

Më shumë
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Teknologji
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

Teknologji
Disa karakteristika të telefonit më të hollë në botë

Disa karakteristika të telefonit më të hollë në botë

Teknologji
Kalo në kategori