Në kuadër të Javës së Diplomacisë Klimatike, Balkan Green Foundation (BGF), Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Balkan Forum, dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizuan diskutim mbi rolin e rinisë në zbutjen e ndryshimeve klimatike.
Sipas njoftimit për media, Rinora Gojani, nga Balkan Green Foundation (BGF) tha se organizatat e shoqërisë civile, si një ndër promotorët më të zëshëm të zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë, besojnë se politikat e ndryshimeve klimatike dhe në përgjithësi, zhvillimi i qëndrueshëm, janë çështje që padyshim kërkojnë përfshirjen e të gjitha gjeneratave, e sidomos rinisë.
“Roli i të rinjve në tranzicionin e energjisë, dhe në përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike janë të rëndësishme për të paraqitur një zgjidhje më të mençur për mbrojtjen e mjedisit në Kosovë”, ka thënë ajo.
Ndërsa Nataliya Apostolova, Përfaqësuese Speciale e Bashkimit Evropian/Shefe e Zyrës së BE-së theksoi mbështetjen e BE-së në përfshirjen e rinisë në rrugën drejt zbutjes së ndryshimeve klimatike.
“Ndryshimet klimatike duhet parë si një sfidë globale dhe duhet trajtuar me përfshirjen dhe bashkëpunimin e të gjitha vendeve dhe rajoneve në botë. Vetëdijësimi qytetar, përfshirja e rinisë, dhe zhvillimi i kapacitetit njerëzor luajnë rol kyç në rrugën drejt zbutjes së ndryshimeve klimatike. Mirëpo mbi të gjitha, unë i bëj thirrje udhëheqësve politikë tu japin përparësi këtyre çështjeve, gjithashtu gjatë fushatës zgjedhore”, theksoi ajo.
Në anën tjeter, Stine Ramussen nga DG CLIMA, paraqiti qartë vendimin e Bashkimit Evropian kundrejt ndërtimit të termocentralit të ri me bazë qymyrin.
“Është për të ardhur keq që planet e vendimmarrësve në vend janë për të vazhduar me ndërtimin e një termocentrali të ri me bazë qymyrin. Politikat e Bashkimit Evropian gjithmonë fokusohen të jenë në pajtim me Marrëveshjen e Parisit dhe prioriteti ynë i parë është të largojmë tutje përdorimin e qymyrit. Andaj, i bëj thirrje rinisë kosovare që të përfshihen dhe te familjarizohen me çështjet e zhvillimit të qëndrueshëm, dhe të bëjnë presion për një mjedis e të ardhme të pastër, pasi që ndryshimet klimatike nuk duhen trajtuar si problem i një sektori të vetëm, por gjithpërfshirës”, tha Ramussen.
Në njoftim thuhet se ngjarja më pas u vazhdua me panelin diskutues ku u shtjellua mbi rëndësinë e fuqizimit të rinisë për të ndërruar shprehitë e tyre ditore në raport me mbrojtjen e natyrës, promovimin e transportit të qëndrueshëm dhe mobilitetit, ngritjen e debateve të ndryshme në shoqëri mbi ndryshimet klimatike, bashkërendimin e prioriteteve me akterët relevant etj.
Gjithashtu, u theksua si e rëndësishme që vendimmarrësit të preokupohen me çështjet e mbrojtjes së mjedisit, të forcojnë bashkëpunimin me qytetarët e akterët nga sfera ndërkombëtare në të mirë të vendit – sepse shihet qartë çalimi në implementimin e kornizave ligjore që trajtojnë ndryshimet klimatike.
Në diskutimin e hapur, të pranishmit u pajtuan se është e rëndësishme që publiku i gjerë të informohet mbi edukimin e hershëm dhe gjithëpërfshirës kundrejt ndryshimeve klimatike në vend e më gjerë, ashtu që të avancohet mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i qëndrueshëm nga secili nga ne.
“Java e Diplomacisë Klimatike në Kosovë 2019” organizohet nga Zyra e BE-së në bashkëpunim me organizata të ndryshme joqeveritare, e cila si qëllim kryesor ka vetëdijësimin e qytetarëve mbi temat që ndërlidhem me ndryshimet klimatike në vend e më gjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpecialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale