LAJMI I FUNDIT:

AP publikon një listë të lajmeve të rrejshme

AP publikon një listë të lajmeve të rrejshme

Agjencia amerikane e lajmeve Associated Press ka publikuar listën e lajmeve më të popullarizuara të rreme gjatë javës së kaluar, të cilat shpesh ishin shpërndarë edhe në rrjetet shoqërore.

Shumë faqe në internet transmetuan lajmin e një faqeje satirike të 28 prillit se muzikanti dhe aktivisti konservator Ted Nugent ishte vrarë gjatë një gjuetie, pasi më 19 prill vizitoi Shtëpinë e Bardhë. Nugent gjithë storien e ka quajtur rrenë të ndyrë.

Disa faqe publikuan lajmin se presidenti amerikan Donald Trump është lutur së bashku me pjesëtarët e bashkësisë fetare të krishterë, pasi Gjykata Supreme ruse kah fundi i prillit ndaloi veprimtarinë e tyre në Rusi, duke i quajtur si organizatë ekstremiste.


Departamenti Amerikan i Shtetit ka dënuar vendimin e gjykatës ruse, por Trump dhe zëvendës presidenti i SHBA-ve Mike Pence nuk kanë bërë lutje me pjesëtarët e kësaj bashkësie fetare, siç kanë transmetuar disa media.

Njëri ndër lajmet e rreme ishte edhe ai për heqjen e vizave nga presidenti Trump për hyrje në vend për qytetarët e disa shteteve, si Etiopia, Lituania dhe Filipinet. Asnjëra nga vendet e përmendura nuk është në mesin e 38 shteteve në listën e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Këtë lajm e kanë demantuar ambasadat amerikane në disa nga vendet e përmendura, transmeton KosovaPress. Në rrjetet shoqërore është shpërndarë lajmi se autori i sulmit me bombë në maratonën e Bostonit Dzhokhar A. Tsarnaev është lënduar rëndë në burg dhe nuk do të mund më të ecë ose të flasë. Zyrtarët e burgut njoftuan se nuk ka fakte që vërtetojnë pohimet se ai është gjetur në qeli në Masaçusets, i përgjakur dhe me lëvore të bananes në afërsi.

Tsarnaev në fakt ndodhet në burgun e shtetit federal amerikan Kolorado, pasi ishte ankuar ndaj vendimit për sulm në vitin 2013. AP ka vendosur në krye të listës së lajmeve të pasakta edhe atë për xhirimin e serialit të ardhshëm “Luftëra e yjeve” në lokacion të caktuar, ku janë përmendur qytetet amerikane Viçita dhe Virxhinia Biç, qyteti kanadez Beri dhe të tjerë.

E vërteta është se xhirimi i filmit të vetëm të këtij seriali, i cili aktualisht është në produksion, ka nisur në janar në afërsi të Londrës. /KP/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Bosnja
Dodik reagon pasi u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit

Dodik reagon pasi u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit

Bosnja
Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Amerika
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
Arrestohet kandidati pro-rus për president të Rumanisë

Arrestohet kandidati pro-rus për president të Rumanisë

Rumania
Kalo në kategori