Artistja Anxhelina Hadërgjonaj që një kohë të gjatë është kthyer në Shqipëri dhe aktualisht po shijon pushimet në qytetin e Vlorës.

Bukuroshja, e cila numëron ndjekës të shumtë në rrjetet sociale, po vazhdon t’i mbajë të azhurnuar për më të rejat në jetën e saj.


Krahas kësaj, 26 vjeçarja për disa ditë radhazi ka sjell imazhe e video atraktive duke vënë në fokus linjat trupore.

Screenshot 1 32 Anxhelina Hadërgjonaj (Foto: Instagram)

Në postimin e fundit, krijuesja e hitit "Kopje pa kuptim" vjen e mrekullueshme gjersa shquhet për fizikun e saj të bujshëm.

Ajo ka veshur një palë bikini ngjyrë kafe, ku duket e mahnitshme me flokët e lëshuara e me syze të po të njëjtës ngjyrë.

Dukjen njëherësh e ka kompletuar edhe me byzylykë ari, të cilët e bëjnë të duket më tërheqëse.

Screenshot 2 14 Anxhelina Hadërgjonaj (Foto: Instagram)

Në anën tjetër, Anxhelina ka më shumë se pesë vite që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor edhe pse ka paralajmëruar rikthimin në skenë. /Telegrafi/

Screenshot 3 9 Anxhelina Hadërgjonaj (Foto: Instagram)