LAJMI I FUNDIT:

Anulohet seanca për Muhamed Zekirin

Anulohet seanca për Muhamed Zekirin

U shty për tri deri në katër javët e ardhshme gjykimi për lëndën në të cilën akuzohet Muhamed Zekiri. Siç njoftoi Gjykata Penale, shtyrja është bërë përshkak të gjendjes psikike jo të mirë të të akuzuarit Zekiri.

“Në gjykatë është dorëzuar ekspertiza e re e ekspertit – psikiatër, sipas të cilit, përshkak të gjendjes jo të mirë psikike të të akuzuarit M.Z., rekomandohet shtyrja e gjykimeve për tri deri në katër javët e ardhshme”, thonë nga Gjykata.

Gjykimi ka filluar më 15 dhjetor 2022, ndërkaq për shkaqe shëndetësore është shtyrë edhe gjykimi i 16 shkurtit.