Kjo ishte shuma e parashikuar në buxhet për këtë Samit, që përfshinte mbrëmjen gala, drekën me meny maqedonase, verën maqedonase, si dhe dhuratat e planifikuara për mysafirët nga presidenti George Ivanov.

Mysafirët duhet të largoheshin me shishe vere cilësore maqedonase, ëmbëlsira fiku, ajvar dhe për kujtim, ishin përgatitur edhe punime artizanale prej filigrani për zonjat.


Mysafirët duhej të akomodoheshin në hotelet Ineks Gorica, Metropol dhe Granit. Alsat-M kërkoi qëndrim nga Kabineti i presidentit Ivanov lidhur me sasinë e parave të shpenzuara për rezervimet në hotele, mbrëmjen dhe drekat, transportin dhe dhurata, për reklamimin e samitit nëpër pllakate etj., por Presidenca nuk deshi të komentonte. /Telegrafi/