Tifozët e Atletico Madrid do të shkojnë në punë mëngjesin e së hënës, pasi ekipi që përkrahin ka fituar vetëm derbin e dytë ndaj Real Madridit, që prej ndërtimit të stadiumit të ri.

Për këtë u shpreh i lumtur edhe Antoine Griezmann, i cili foli për mediat pas përfundimit të ndeshjes.


“Dhe nesër, shkoni në shkollë duke mbajtur veshur fanellën e Atleticos, fëmijë”, u shpreh francezi.

Kjo fitore ishte e mirëseardhur për Atleticon, pasi ishin pa fitore paraprakisht në dy ndeshjet e fundit.

Ata humbën 3-0 ndaj Valencias dhe pësuan në minutën e 95-të në Ligën e Kampionëve ndaj Lazios ku gol kishte shënuar portieri Ivan Provedel.

fbl esp liga atletico madrid real madrid 4

Ky triumf bën që Atletico të mbetet vetëm pesë pikë mbrapa Real Madridit me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Pengesa e radhës për Atletico Madrid do të jetë ekipi i Osasunas, me përballjen që do të zhvillohet ditën e enjte me fillim nga ora 21:30./Telegrafi/

telegrafi sport app