LAJMI I FUNDIT:

Anthony Joshua “mashtron” fansat e tij për duelin e tij të radhës

Anthony Joshua “mashtron” fansat e tij për duelin e tij të radhës

Tifozët e boksit janë zhgënjyer pasi Anthony Joshua njoftoi se lufta e tij e ardhshme nuk do të zhvillohet në korrik.

Në fillim të prillit, Joshua u rikthye në ring për herë të parë pas humbjes për herë të dytë ndaj Oleksandr Usyk.

Në O2 Arena në Londër, Joshua arriti të mposhtë amerikanin Jermaine Franklin me një fitore me pikë.


Hearn liston tre kundërshtarët e ardhshëm të Anthony Joshuas - para super meçit me Tyson Furyn
Lexo po ashtu Hearn liston tre kundërshtarët e ardhshëm të Anthony Joshuas - para super meçit me Tyson Furyn

Javën e kaluar, Joshua pretendoi se do të rikthehet në ring brenda tre muajve.

Ai tha për One Shoë të BBC: “U bënë nëntë muaj që kur isha për herë të fundit në ring (para duelit me Franklin)”.

“Nuk dua ta lë përsëri kaq gjatë. Dua të rikthehem atje në tre muajt e ardhshëm”. Joshua shtoi: “Patjetër që do të luftoj në tre muajt e ardhshëm, kundër kujt? Ende nuk dihet”.

Megjithatë, që atëherë ai ka njoftuar se lufta e tij e radhës do të jetë në dhjetor.

Nëpërmjet Instagramit, Joshua shkroi: “Ndeshja ime e radhës është planifikuar për në dhjetor. Jo ideale, por gjithçka është pjesë e një tabloje më të madhe”.

Natyrisht, fansat kanë shprehur zhgënjimin e tyre në rrjetet sociale.

Ecja për në ring e Anthony Joshuas, po cilësohet si "më e keqja ndonjëherë" nga një boksier
Lexo po ashtu Ecja për në ring e Anthony Joshuas, po cilësohet si "më e keqja ndonjëherë" nga një boksier

Njëri tha: “Aspak serioz”. Një tjetër shkroi: “Dhjetor.. lol.. lufta ndoshta binte ndesh me pushimet e tij në Ibiza”.

I treti shtoi: “Surprizë surprizë… Kjo epokë e vendimeve të boksierëve mund të jetë diçka e veçantë, por të gjitha këto 1/2 luftime në vit, plus shmangia, ulja, pritja dhe mashtrimet e tjera i bëjnë të gjitha një humbje kaq masive. E di që nuk është asgjë e re, por nuk e bën të drejtë”.

Kamerat kapin personin që e nisi gjithë përleshjen pas luftës Joshua - Franklin
Lexo po ashtu Kamerat kapin personin që e nisi gjithë përleshjen pas luftës Joshua - Franklin

Dikush tjetër shkroi: “Nuk do t’i bëjë mirë atij ky pushim i gjatë”.

Joshua ka deklaruar më parë se do të donte të dilte në ring me kampionin aktual të peshave të rënda WBC, Tyson Fury. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Doncic shënon numrin rekord të pikëve për Lakers, Curry bën historinë me numrin e trepikëshave

Doncic shënon numrin rekord të pikëve për Lakers, Curry bën historinë me numrin e trepikëshave

NBA
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori