Anthony Joshua u ka thurur elozhe dy boksierëve legjendar si Mike Tyson dhe Floyd Maywethaer.

Boksieri britanik nëpërmjet Instagramit të tij ka thënë se Mayweather dhe Tyson e ndihmuan atë të ngjitej më lartë në karrierën e tij.


30-vjeçari shkroi në llogarinë e tij në rrjetin sociale: "Duhet t'u bëjë homazhe ndaj dy më të mirëve (GOAT) për rrugën që e shtruan para nesh".

Joshua duket se vlerëson dyshen shumë lartë, derisa në shumë intervista ka bërë të ditur se inspirohet nga rekordi i Mayweather, ku në 50 meçe të zhvilluara, kaq aq fitore dhe është ende boksieri i vetëm i pamposhtur.

AJ dëshiron që të bëhet në të ardhmen kampion i unifikuar në boks, mirëpo në fund të këtij viti do të ketë përballjen me Kubrat Puelvin.

Joshua është duke e kërkuar meçin me fituesin e duelit tjetër, Tyson Fury - Deontay Wilder, në mënyrë që t'i marrë të gjithë titujt dhe të shpallet kampion i unifikuar. /Telegrafi/

telegrafi sport app