LAJMI I FUNDIT:

Ankohen mjekët e rinj që nuk janë përzgjedhur për praktikë me pagesë: Do të detyrohemi ta lëshojmë Maqedoninë

Ankohen mjekët e rinj që nuk janë përzgjedhur për praktikë me pagesë: Do të detyrohemi ta lëshojmë Maqedoninë
Foto: Ilustrim

Një grup mjekësh të rinj të mjekësisë së përgjithshme, të cilët kanë dhënë provimin profesional për licencë për të punuar në Odën e Mjekësisë, besojnë se janë viktima të diskriminimit në sistemin shtetëror, sepse vetëm disa mjekë janë thirrur për praktikë gjashtëmujore me pagesë, që është e parashikuar nga ligji për kujdesin shëndetësor.

Ata thonë se pjesa tjetër e mjekëve nuk u thirrën për arsye të panjohura, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pas gjashtë vitesh studime të rregullta në Fakultetin e Mjekësisë dhe gjashtë muaj të tjerë përvoje për të dhënë provimin e shtetit, ne kemi mbetur në agoni dhe merak për të ardhmen tonë”.


“Çdo ditë dëgjojmë paradoksin e sistemit tonë, ku mungesa e mjekëve të rinj është evidente dhe në të njëjtën kohë jemi lënë në sallën e pritjes së institucioneve në pritje të punësimit apo praktikës me pagesë që na takon me ligj. Përgjigjja e vetme që kërkojnë institucionet është kërkimi i punës tek mjekët e familjes, por tashmë ka konkurse aktive në qytetin e Shkupit dhe në qytetet e tjera”, thonë në reagim mjekët e rinj.

Ata shtojnë se përpjekje janë bërë edhe nga Ministria e Shëndetësisë pas takimit me ministrin Ilir Demiri, dhe është dorëzuar kërkesë për zgjidhje në Ministrinë e Financave me procedurë urgjente dhe të menjëhershme.

“Është e rëndësishme që ne ta fitojmë këtë luftë, nëse vendimi i Ministrisë së Financave dhe KSHPK-së për miratimin e financave nga të cilat varet fillimi i praktikës me pagesë, si rezultat do të humbasim padrejtësisht të drejtën për të aplikuar për ciklin e parë të konkurseve për specializim. Nëse nuk do të gjendet zgjidhje për situatën tonë, ne do të jemi pjesë e padrejtësive të shumta që institucionet i bëjnë punonjësve shëndetësorë, edhe pse e duam vendin tonë dhe duam të qëndrojmë këtu, do të detyrohemi ta lëmë atë dhe të shkojmë diku ku vlerësohet mundi dhe dija jonë”, thuhet në deklaratën e një grupi mjekësh të rinj të cilët gjithashtu kërkojnë mbështetje nga kolegët, profesorët, të gjithë punonjësit e tjerë shëndetësorë dhe qytetarët për të marrë të drejtën e tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori