LAJMI I FUNDIT:

Anijet e fundosura si atraksion turistik në Durrës

Anijet e fundosura si atraksion turistik në Durrës

Njëmbëdhjetë anije të mbytura gjatë veprimeve luftarake në dy luftërat botërore ndodhen në ujërat detare pranë Durrësit.

Numri i përgjithshëm i tyre në ujërat shqiptare arrin në rreth 60.

“Komanda e Forcës Detare ka ndërmarrë nismën që synon jo vetëm ruajtjen dhe konservimin e tyre, por edhe mundësinë e krijimit të një Muzeu Kombëtar të Detarisë, si dhe hapjen e parqeve nënujore për zhytësit e pasionuar”, bën të ditur Autoriteti Portual Durrës.


Takimet e para me drejtues dhe specialistë të ministrive të Kulturës dhe të Turizmit e konsiderojnë të domosdoshëm edhe përmirësimin e legjislacionit të kësaj fushe.

Komanda e Forcës Detare ka propozuar territorin e ish-shkollës Ushtarake Detare në Vlorë si vendin më të përshtatshëm për ngritjen e një Muzeu Kombëtar të Detarisë, ndërsa bashkë me dy zona ujore pranë Radhimës dhe Karaburunit (Vlorë), po shihet mundësia e krijimit të një Parku Nënujor edhe në afërsi të Bisht Pallës (Durrës). /ATSH/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori