Një zjarr ka shpërthyer në anijen ushtarake amerikane New Orleans pranë prefekturës Okinava të Japonisë.

Pamjet dramatike të shpërndara nga transmetuesi publik japonez NHK, tregojnë flakë që digjen ndërsa anija ishte e ankoruar pranë portit ushtarak amerikan të njohur si 'White Beach' në Uruma City.


Shfaqen disa automjete zjarrfikëse duke pompuar ujë në kuvertën kryesore pas shpërthimit, transmeton Telegrafi.

Zjarri ka filluar rreth orës 5 pasdite sipas orës lokale dhe ka vazhduar të përhapet për ca kohë.

U konfirmua se tymi po dilte nga harku i anijes, por deri më tani nuk ka pasur asnjë kërkesë për evakuimin e ekuipazhit.

Anije të shumta të forcave të vetëmbrojtjes u vendosën për të shuar flakët, dhe Roja Bregdetare e Japonisë ka dërguar gjithashtu një varkë patrullimi në vendngjarje.

Deri më tani nuk ka pasur raportime të konfirmuara për të lënduar dhe shkaku i zjarrit mbetet i paqartë.

Derisa Marina Amerikane të lëshojë një deklaratë zyrtare, shkalla e dëmit dhe statusi i ardhshëm i anijes mbeten të pasigurta.

Një deklaratë nga Shtabi i Rojës Bregdetare Nakagusuku në Okinava tha: 'Një zjarr ka shpërthyer në një anije amerikane pranë brigjeve të White Beach'.

“Ekuipazhi është aktualisht i angazhuar në përpjekjet për shuarjen e zjarreve, por ne i kemi kërkuar Rojës Bregdetare Japoneze të ofrojë ndihmë në shuarjen e zjarreve”, u tha ndër tjera. /Telegrafi/