Angelina Jolie u fotografua në xhirimet e filmit të saj të ri “Stitches” në Paris, duke shkëlqyer me stilin e saj të zakonshëm, pavarësisht se kishte thyer gishtin e këmbës disa ditë më parë.

Aktorja 49-vjeçare mbante një pallto të gjatë të zezë dhe çizme me taka të larta, duke sfiduar dëmtimin e saj dhe duke u zhytur plotësisht në rolin e regjisores amerikane Maxine.


Filmi, që zhvillohet në botën e modës dhe Javës së Modës në Paris, shënon një tjetër hap të madh për Angelinën, e cila tashmë ka ndërtuar një reputacion në fushën e modës me markën e saj Atelier Jolie, shkruan DailyMail.

92903077 14168361 image a 12 1733581929228

Gjatë xhirimeve të skenave të natës jashtë një bistroje pariziane, Jolie dukej energjike dhe e fokusuar, e rrethuar nga ekipi i prodhimit.

Filmi përfshin gjithashtu aktorët Louis Garrel, Anyier Anei dhe Garance Marillier, duke premtuar një histori plot dramë dhe emocione.

92903245 14168361 image a 13 1733581939881

Ky angazhim i ri vjen pasi Angelina u shfaq për herë të parë pas shumë vitesh në një emision të natës vonë.

Në “The Tonight Show” me Jimmy Fallon, ajo doli zbathur, duke shpjeguar me humor dëmtimin e saj.

92904113 14168361 image a 17 1733582036739

Fallon, me shaka, vuri re mungesën e këpucëve, ndërsa Angelina mbeti gjithmonë e buzëqeshur dhe karizmatike.

Pavarësisht aksidenteve, Jolie vazhdon të shndrisë si në ekranin e madh, ashtu edhe në botën e modës dhe artit. /Telegrafi/

92904119 14168361 image a 18 1733582040487

92903745 14168361 Angelina bundled up against the cool weather in a longline black a 35 1733582227384

92903739 14168361 image m 47 1733582516058