Ky është titulli që i ka vënë portali boshnjak klix.ba artikullit që ia kushton bukuroshes shqiptare.

Angela Martini është manekine dhe modele shqiptare e lindur në vitin 1986, ndërsa në vitin 2010 e ka përfaqësuar vendin e saj në Miss Universe. Ajo ka lindur në Shkodër që ndodhet përreth liqenit me të njëjtin emër në kufi me Malin e Zi – vazhdon shkrimi.


Nga mosha dhjetëvjeçare është vendosur në Zvicër, kurse tash jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me modelim merret nga mosha 18 vjeçare, ndërsa ka punuar për disa kompani mode nga Miami dhe New Yorku. Është pjesëmarrëse e shpeshtë në pistat e modës, ndërsa jo rrallë shfaqet në ballinat e revistave prestigjioze, siç është Sports Illustrated.

Më poshtë jua sjellim disa nga fotografitë e Angelës që i ka zgjedhur ky portal. /Telegrafi/

ange1

ange1a

ange2

ange3

ange3a

ange4

ange5

ange6

ange5a

ange7

ange8

ange9