LAJMI I FUNDIT:

Andonovski paralajmëron mbylljen graduale të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik

Andonovski paralajmëron mbylljen graduale të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik

Ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski paralajmëroi mbylljen graduale të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT) këtë vit për shkak të, siç tha, keqpërdorimeve të shumta financiare dhe krimeve të kryera nga disa menaxhmente të mëparshme të këtij institucioni.

Plani, siç deklaroi Andonovski, është që pas mbylljes së Fondit, përgjegjësitë t’i marrin Ministria e Transformimit Dixhital, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe institucione të tjera përkatëse.

“Ideja është që Fondi të mbyllet dhe kjo të ndodhë gjatë vitit 2025 ndërsa kompetencat për zhvillimin teknologjik, inovacionet do t’i marrin institucionet që janë të përshtatshme për këtë, në aspektin e zhvillimit teknologjik, inovacioneve digjitale, pra ministria jonë, ndërsa në projektet dhe inovacionet shkencore – Ministria e Arsimit dhe Shkencës”, tha Andonovski.


Ministri bëri të ditur se këtë javë do të ngrihen kallëzime penale për projekte të ndryshme që nuk janë realizuar asnjëherë, por janë paguar.

“U pa se se FIZHT me të gjithë drejtorët e tij të mëparshëm, ka funksionuar shumë kriminalisht gjatë gjashtë viteve të fundit. Dëmet janë disa milionë euro. Fatkeqësisht, Fondi ka humbur besueshmërinë tek qytetarët dhe nëse nesër hapim një program të ri në Fondin e Inovacionit, njerëzit do të thonë se jeni njësoj si të mëparshmet. Ashtu si të mëparshmet dhanë para për geta, për receta picash, për tualete jobinare, ashtu edhe ju tani do të bëni të njëjtën gjë për disa të reja. Ne nuk mund ta lejojmë këtë”, shtoi ministri.

Ai i ka dërguar mesazh menaxhmentit aktual të Fondit që të punojnë edhe më shumë në auditim, që siç tha ai të zbardhet gjithçka që ka ndodhur në këtë institucion.

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori