Andi Seferi prezantohet te Arbëria

Arbëria ka vazhduar të jetë aktive në afatin kalimtar të janarit për transferimin e futbollistëve.
Futbollisti i radhës që është prezantuar nga kuqezinjtë është Andi Seferi.
19-vjeçari është rritur si futbollist në ekipet zingjirë të Borussia Monchengladbach, teksa së fundmi u paraqit për FC Union Schafhausen.
Mesfushori i talentuar është afruar si huazim nga klubi gjerman.
Njoftimi i plotë nga Arbëria:Klubi ynë ka arritur marrëveshje me futbollistin 19 vjeçar, mesfushorin Andi Seferi. Andi ishte pjesë e akademisë së Borussia Mönchengladbach. Ka luajtur tek ekipi FC Wegberg-Beeck , se fundi ishte pjesë tek FC Union Schafhausen dhe i bashkohet klubit tonë në këtë sezo! Seferi ka luajtur edhe tek Përfaqësuesja e Kosovës U19. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
28/01/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































