Andi Artani nuk i kursen fjalët e mira për Gresën as pas daljes nga BBVK, e quan planet në vete

Andi Artani ka pak ditë që është eliminuar nga Big Brother VIP Kosova pas 91 ditësh qëndrimi brenda.
Ai në këtë format televiziv kaloi momente të shumta, e mes tjerash krijoi edhe një lidhje.
I njëjti ka nisur një romancë dashurie me modelen shqiptare, Gresa Hoti, që jeton dhe vepron në Itali.

Ish-konkurrenti i “Përputhen” së fundmi nga studio nuk ka kursyer fjalët e mira për partneren e tij.

“Duke të ndihmuar ty e kam gjetur veten. Aq sa më ke ndihmuar, të kam ndihmuar edhe unë ty. Është planet në vete”, tha ai.

Përndryshe, finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova do të mbahet të premten (17 mars).
Konkurrentët e këtij reality shou garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































