Brahim Diaz kishte një konfrontim me trajnerin e Atletico Madridit, Diego Simeone gjatë përballjes që Real Madridi e fitoi 2-1 në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi maroken kishte një përplasje gjatë ndeshjes me trajnerin argjentinas, duke i thënë: "Fol tani, fol tani", pasi Simeone kishte thënë para ndeshjes se Brahim nuk do të luante në këtë ndeshje.


Por, Carlo Ancelotti intervenoi që gjërat që të qetësoheshin dhe ai të kthehej në fushë.

Duke folur pasi shënoi për Real Madridin në fitoren 2-1 ndaj Atletico Madridit, Diaz tha: "Të luash këtu është e pabesueshme, e them gjithmonë këtë. Kur vesh këtë fanellë, duhet të japësh gjithçka.

“Goli ishte i mirë, por kjo nuk ka përfunduar ende, ne kemi ende ndeshjen e kthimit dhe duhet të japim gjithçka që kemi përsëri. Ne kemi pasur gjithmonë ekuilibër, është e vërtetë që ata barazuan dhe ne ramë pak, por në pjesën e dytë filluam mirë. Në çdo moment mund t'ju mashtrojmë", ka potencuar më tej ai.

Diaz shënoi golin e tij të dytë në Ligën e Kampionëve 2024/25 për të ndihmuar Real Madridin të mposhtte Atletico Madridin për herë të parë pas tri ndeshjeve në këtë sezon. /Telegrafi/

telegrafi sport app