LAJMI I FUNDIT:

Analizohen anët pozitive dhe negative nga shtimi i trupave të KFOR-it në Kosovë

Analizohen anët pozitive dhe negative nga shtimi i trupave të KFOR-it në Kosovë

Brenda dy javësh, KFOR-it në Kosovë do t’i shtohen edhe 700 trupa, si dhe një batalion tjetër rezervë do të qëndroj në gjendje gatishmërie. I gjithë ky mobilizim po vjen pas tensioneve në veri. Njohësit e çështjeve të sigurisë vlerësojnë se nga ky vendim i NATO-s, ka aspekte pozitive dhe negative

Një ballafaqim i dhunshëm me një grup të serbëve të mbledhur para komunës së Zveçanit, ka bërë që NATO të marrë një vendim të rëndësishëm për misionin e saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR.

700 trupa do t’i shtohen KFOR-it brenda dy javësh, si dhe një batalion tjetër rezervë do të qëndroj në gjendje gatishmërie.


E gjithë kjo, sipas ekspertit të sigurisë, Nuredin Ibishi, po ndodhë për një qëllim.

“Në aspektin e rreziqeve të brendshme, por edhe nga jashtë, për çdo rast KFOR-i e ka parasysh dhe i bën vlerësimet e veta me qëllim që të ketë forcat e respektueshme në teren dhe të kryej mandatin ashtu siç është e paraparë edhe me rezolutë, por edhe me planet operative të vetat”, ka thënë Nuredin Ibishi – ekspert i sigurisë.

Nga ky shtim i forcave, Mentor Vrajolli nga QKSS, vlerëson se megjithatë ekziston një rrezik.

Trupa shtesë të NATO-s kanë arritur në Kosovë
Lexo po ashtu Trupa shtesë të NATO-s kanë arritur në Kosovë

“Shpresojmë që ky shtim i pjesëtarëve të KFOR-it është bërë me qëllim të krijimit të një sinergjie me Policinë e Kosovës dhe assesi që të bëhet në dëm të shtrirjes së rendit dhe ligjit në Kosovë siç ka ndodhur deri më 2007 – 2008, kur pjesëtarët e KFOR-it kanë pamundësuar integrimin e pjesës veriore në pjesën e Kosovës”, ka thënë Mentor Vrajolli – QKSS.

Reagimi ndërkombëtareve në kundërshtim të Kosovës sipas Vrajollit, mund të ketë ndodhur edhe për shkak të një bashkëpunimi të Serbisë me Perëndimin, që u raportua pas rrjedhjes së disa dokumenteve sekrete nga Pentagoni.

“Kjo mbase mund të ndërlidhet me këto rrjedhjet dokumenteve të inteligjencës që ndodhën muajt e kaluar, në muajin prill, ku u raportua se Serbia kishte pranuar që të dërgoj armë në Ukrainë dhe nëse ky skenar është arsyeja e këtij qëndrimi, atëherë mbase ne duhet të rishikojmë mënyrën se si e trajtojmë vetveten, duke e ditur faktin se tani Kosova ballafaqohet edhe me një prioritet tjetër të Bashkimit Evropian dhe të Perëndimit”, shtoi Vrajolli.

Në të dhënat e fundit të publikuara në gusht të vitit 2022, KFOR-i ka 3 mijë e 735 trupa në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

Lajme

"LDK do ta arrijë rreth 20 për qind", Abdixhiku: ​Do të qëndrojmë në opozitë

Politikë
Arrestohen tre persona në Pejë, njëri i shkaktoi lëndime të rënda policit teksa tentoi të ikte

Arrestohen tre persona në Pejë, njëri i shkaktoi lëndime të rënda policit teksa tentoi të ikte

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori