Kosova është në prag të testit më të madh të saj, dy ndeshjeve që e vendosin kualifikimin, apo jo në EURO 2020.

Fillimisht Çekia në Plzen, pastaj Anglia në Prishtinë, ku dy fitore, pa i shikuar rezultatet tjera, do të thoshte kualifikim historik.


Por kë e ka ftuar për këto dy ndeshje përzgjedhësi Bernard Challandes? A janë në formë lojtarët e ftuar dhe kush sa ka luajtur në klubet e tyre që nga ndeshja me Malin e Zi.

Të fillojmë nga porta, ajo që shqetëson më shumë. Dy portierët e parë, Aro Muric (3 ndeshje) dhe Samir Ujkani (4 ndeshje), nuk kanë zhvilluar asnjë minutë në ndeshjet me skuadrat e tyre, Nottingham e Torino.

Ujkani 1

Portieri i tretë, Visar Bekaj, që nga ndeshja me Malin e Zi, ka luajtur 6 ndeshje, që të gjitha nga 90 minuta.

Lojtarët e mbrojtjes janë ata që janë më mirë se secilido repart.

Amir Rrahmani, Fidan Aliti, Mërgim Vojvoda, Benjamin Kololli, por edhe Ibrahim Dreshevic dhe Arbetit Xhemaili, kanë luajtur rregullisht.

GettyImages 1182494006

Florent Hadërgjonaj dhe Leart Paqarada shqetësojnë paksa, pasi kanë luajtur më pak.

Edhe në mesfushë nuk është se lojtarët nuk luajnë. I vetmi që shqetëson është Valon Berisha i Lazios, pasi ka luajtur vetëm një ndeshje dhe atë 9 minuta.

Kosova duhet të bazohet te forma e mirë e treshes, Vedat Muriqi, Milot Rashica dhe Bersant Celina, që përveç se kanë luajtur në cdo ndeshje, kanë shënuar dhe asistuar rregullisht.

2100029664 milot rashica werder bremen dfb pokal jubel heidenheim rekord 1bjpGUQa7

Muriqi ka shënuar katër gola, po ashtu edhe Rashica, ndërsa Celina ka asistuar një herë.

Më poshtë i gjeni minutat dhe ndeshjet e secilit lojtarë të fituar nga Challandes për dy ndeshjet e radhës:

Samir Ujkani (Torino)  - 4 ndeshje (4 rezervist – asnjë minutë)

ujkani

Arijanet Muric (Nottingham F.) – 3 ndeshje (3 rezervistë – asnjë minutë)

0 Goalkeeper Arijanet Muric has joined Nottingham Forest on loan from Manchester City

Visar Bekaj (Prishtina) – 6 ndeshje (6 startues – 540 minuta lojë)

Bekaj

Fidan Aliti (Kalmar) – 4 ndeshje (4 startues – 360 minuta lojë)

GettyImages 1173811107

Mërgim Vojvoda (Standard Liege) – 6 ndeshje (3 startues, 3 rezervë, 271 minuta)

mergim vojvoda

Florent Hadërgjonaj (Huddersfield) – 4 ndeshje ( 4 rezervist – 37 minuta lojë)

hadergjonaj 1 1

Leart Paqarada (Sandhausen) – 3 ndeshje (3 rezervistë – 34 minuta lojë)

Paqarada

Ibrahim Dresheviq (Herennven) – 4 ndeshje (4 startus – 360 minuta lojë)

dresevic 2 1 e1570732122381

Benjamin Kololli (Zurich) -  4 ndeshje (3 startus, 1 rezervist – 298 minuta)

Benjamin Kololli

Amir Rrahmani (Hellas Verona) – 4 ndeshje (4 startues, 360 minuta lojë)

Amir Rrahmani e1563034845666

Arbenit Xhemajli (Xamax) – 4 ndeshje (4 startues, 360 minuta lojë)

ArbentiXhemajli2

Idriz Voca (Luzern) - 4 ndeshje (4 startues, 360 minuta lojë)

idriz voca

Herolind Shala (Valereenga) – 3 ndeshje ( 1 startues, 76 minuta)

shala

Valon Berisha (Lazio) –  6 ndeshje (5 rezervistë, 9 minuta lojë)

Valon Berisha

Anel Rashkaj (Eskilstuna) – 3 ndeshje ( 3 startues, 270 minuta)

aneli e1567452920156

Bersant Celina (Swansea) – 4 ndeshje (3 startues, 1 rezervë, 225 minuta)

skysports bersant celina swansea 4610753

Florent Hasani (Diosgyori) – 3 ndeshje (2 startues, 1 rezervistë – 154 minuta lojë)

florentHasani

Edon Zhegrova (Basel) – 6 ndeshje (2 startues, 4 rezervistë – 194 minuta lojë)

zhegrova

Florent Muslija (Hannover) – 3 ndeshje (1 startues, 2 rezervistë – 54 minuta lojë)

csm DSC 2925 8ebe7ea0ac

Elbasan Rashani (ODD BK) - 5 ndeshje (5 startues, 450 minuta lojë)

rashani1

Milot Rashica (Werder Bremen) – 4 ndeshje (4 startues, 323 minuta lojë)

2100029664 milot rashica werder bremen dfb pokal jubel heidenheim rekord 1bjpGUQa7

Vedat Muriqi (Fenerbahce) – 5 ndeshje (4 startues, 1 rezervistë – 360 minuta lojë)

vedat muriqi

Atdhe Nuhiu (Sheffild W.) – 4 ndeshje (1 startues, 3 rezervë, - 128 minuta lojë)

Atdhe Nuhiu for Sheffield Wednesday

/Telegrafi/

telegrafi sport app