Site icon Telegrafi

Analisti i Wall Streetit që paralajmëroi rënien e Bitcoinit në vitin 2018 jep parashikimin e tij për vitin 2020

Investitorët e Bitcoin dhe kriptovalutave të tjera kanë pasur shpresa se 2019-ta do të ishte viti i rikthimit të tyre në vlerat rekord të fundit të 2017-së, por ngjarjet e fundit kanë vënë në dyshim këto pritshmëri.

Çmimi i Bitcoinit i cili mbrëmjen e kaluar ra në 6,551 dollarë në bursën e Bitstamp, javën që shkoi u godit nga paralajmërimet e lëshuara nga Kina ndaj tregtuesve të kriptovalutave, përcjell Telegrafi.

Tashmë është veterani i Wall Streetit, Peter Brandt i cili parashikoi rënien shkatërruese të 2018-së që jep lajmet më të këqija se Bitcoin ka për të prekur fundin në muajit korrik të 2020.

Në Twitter ai shkruante se Bitcoin do të bjerë në 5,500 dollarë. Bitcoin ra me 6 për qind në 24 orë duke fshirë miliardë dollarë vlerë nga kriptovaluta më e madhe në botë.

Por Brandt është shprehur se bitcoin do të arrijë në 100 mijë dollarë në një të ardhme jo të largët. Megjithatë investitorët kanë shpresë se vitin e ardhshëm do të shihet një rritje e përdorimit të bitcoin nga distributorët dhe njerëzit të cilët e shfrytëzojnë për pagesa.

Të shumtë janë ata të industrisë tradicionale financiare që nuk binden nga Bitcoin. /Telegrafi/

Exit mobile version