Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbisë, Mirosllav Lajçak do të qëndrojë në Kosovë për një vizitë treditore ku do të takojë krerët e institucioneve të vendit dhe përfaqësuesit e partive politike. Kjo vizitë vjen në kohën kur tema e Asociacionit të Komunave Serbe ka bllokuar dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, ku kjo e fundit insiston që të diskutohet kjo temë ndërkohë Kosova vazhdon të refuzojë hapjen e saj.
Vizita e diplomatit sllovak në Kosovë, profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti thotë se tregon përpjekje për ta dinamizuar procesin e dialogut pas zhvillimeve në Shtëpinë e Bardhë ku u nënshkrua marrëveshja e 4 shtatorit.
“Marrëveshjet ndërkombëtare duhet të zbatohen dhe çfarëdo obligimi juridik e politik ndërkombëtar që ka marrë Kosova mbi vete normalisht që do të duhej të ishte pjesë e ecjes në dy drejtime. E para të zbatohet, për faktin që në momentin e nënshkrimit dhe të ratifikimit praktikisht ne kemi marrë mbi vete këtë përgjegjësi, dhe nëse kjo nuk është e mundur atëherë të kalohet në stadin. E dyta, që të rinegociohet për faktin që njëra palë nuk pranon tekstin e marrëveshjes dhe marrëveshjen në fjalë, dhe kërkon që e njëjta të ridiskutohet. Mbi këtë bazë mendoj që do të jenë edhe kërkesat e zotit Lajçak dhe komunitetit ndërkombëtar, sepse e kundërta e kësaj Kosovën dhe Serbinë do ta vente në pozicion të shteteve të papërgjegjshme që nënshkruajnë marrëveshje e nuk i zbatojnë ato”, thotë Hoti.
Sipas tij, Bashkimi Evropian po synon të përshpejtojë procesin e dialogut dhe takimi i fundit i ministrave të jashtëm, të cilët i dhanë mbështetje emisarit Lajçak në këtë proces, është sinjal se ai duhet të përshpejtojë agjendën.
Por, analisti Faton Abdullahu konsideron se është e panevojshme t’i kërkohet Kosovës të diskutojë temën e dialogut në bisedimet me Serbinë.
Madje, sipas tij, kërkesa për Asociacion është lojë e Serbisë.
“Vizita të këtij niveli që vijnë nga Bashkimi Evropian, përkatësisht Brukseli, në Kosovë duhet marrë seriozisht, edhe atëherë kur ato me qasjen apo propozimet herë pas herë dinë të jenë joserioze. Të tillë e kualifikoj unë dhe konsideroj se kam argumente për ta dëshmuar se e tillë është kërkesa e kësaj vizite, e ajo kërkesë është që Kosova të hyjë tash në dialog me Serbinë, ta vazhdojë dialogun dhe temë e këtij dialogu të jetë Asociacioni…. Kërkesa për Asociacion, të cilin tani po e sjell në Kosovë Lajçak, është thjeshtë manovrim të cilin po e bën Serbia, e Serbia nuk e po e bënë me qëllim që t’i begatojë të drejtat e serbëve në Kosovë, por po e bën me qëllim që në afat të shkurtë të dëshmojë se Kosova nuk mund të jetë shtet, e nëse është shtet nuk mund të jetë shtet funksional demokratik”, thotë ai.
E Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë për KosovaPress se do të ketë presion nga Bashkimi Evropian edhe në temën e Asocacionit.
“Do të ketë presion nga ana e Bashkimit Evropian në përgjithësi, meqenëse Kosova ka ndërtuar pak atë imazhin si pala konstruktive dhe pala e cila pranon kompromise për të gjitha kërkesat”, thotë ajo.
Haxholli nga KDI thotë se qeveria duhet të ruajë qëndrimin sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, që i njëjti të formohet vetëm në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Qeveria e Kosovës duhet të ruajë qëndrimin e saj në rast se themelohet Asociacioni, të jetë vetëm në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, në përputhje të plotë me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Që statuti i Asociacionit i cili duhet të hartohet nga ekipi menaxhues të dërgohet serish në Gjykatën Kushtetuese për Verifikim dhe në asnjë mënyrë mos të lejojë që të themelohet një mekanizëm, i cili mund të cenojë sistemin unitar të Republikës së Kosovës dhe të bëhet një minishtet brenda shtetit të Kosovës i dirigjuar nga Beogradi meqenëse dihet ndikimi i Serbisë në komunitetin serb lokal në Kosovë”, thotë ajo.
Sipas saj, Qeveria e Kosovës duhet të ndërtojë qëndrim unik me gjithë spektrin politik në vend sa i përket çështjes së Asociacionit në mënyrë që ky mekanizëm të themelohet vetëm në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.
Përveç Kosovës, Lajçak pritet të vizitojë edhe Beogradin për atë që ai e quajti zhbllokim të çështjes së Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti vazhdimisht ka përsëritur se tema e Asociacionit nuk do të hapet më në bisedimet me Serbinë, por kjo e fundit insiston që të diskutohet për të.
Themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe është paraparë me marrëveshjen në mes të Kosovës dhe Serbisë në vitin 2013 në Bruksel.
Më 2015 Kosova dhe Serbia nënshkruan edhe një tjetër dokumentet rreth themelimit të Asociacionit por Gjykata Kushtetuese konstatoi se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndahet nga jeta e kryepeshkopi Anastas Janullatos, Spiropali: Kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri e në botë
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova