Marrëveshja e 27 gushtit e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për heqjen e dokumenteve për hyrje-dalje është zgjidhje e Ballkanit të Hapur, sipas kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
Nga samiti i Ballkanit të Hapur që u mbajt të premten në Beograd, kreu i qeverisë shqiptare falënderoi presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për arritjen e kësaj marrëveshjeje, pasi sipas tij, dha një mesazh për të gjithë – atë të paqes.
Madje, ai tha se marrëveshja do të ishte arritur me kohë, nëse Kosova do të ishte pjesë e kësaj iniciative rajonale.
E deklarata të tilla janë manipulim dhe të turpshme, sipas njohësve të rrethanave politike në Kosovë.
Profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi, në një prononcim për Telegrafin deklaroi se është e çuditshme se si një kryeministër shqiptar bën deklarata të tilla, siç i quajti, hipotetike.
“Nuk e kisha pritur nga një kryeministër shqiptar, sepse po të kishte qenë kështu, nëse Shqipëria e ka atë fuqi, është dashur ta rregullojë këtë gjë më herët – pra Serbia ta njeh Kosovën dhe të mos kemi probleme të tilla”, tha Arifi.
“Prandaj, falënderimi i Serbisë se kinse ajo e arriti paqen mendoj se është manipulim dhe njëkohësisht e turpshme nga një kryeministër shqiptar. Tash, nëse flasim për targat që është një problem më i madh se ai për dokumentet për hyrje/dalje, kryeministri Rama e ka mundësinë që si udhëheqës i Ballkanit të Hapur t’i thotë Serbisë që t’i njohë targat e Kosovës”, u shpreh tutje ai.

Ndërsa, analisti Gazmir Raci, deklaratat e Ramës në Beograd i quajti absurde dhe ‘blof’ politik për t’i arsyetuar qëllimet e kësaj nisme rajonale.
“Është absurde ajo që ka thënë kryeministri Rama se marrëveshja për dokumentet do të zgjidhej brenda Ballkanit të Hapur. Kjo marrëveshje është e vitit 2011, atëherë kur nuk ka pasur ‘Open Ballkan’ në kokën e asnjë politikani rajonal apo lokal. Është ‘blof’ politik për t’i arsyetuar qëllimet e kësaj nisme rajonale”, tha Raci për Telegrafin.
“Paramendoni sa e vështirë ka qenë të arrihet marrëveshja mes Kosovës e Serbisë për dokumentet edhe me ndërmjetësimin amerikan e evropian, e leje më të zgjidhet brenda Ballkanit të Hapur ku nuk ka asnjë garantues ndërkombëtar”, shtoi ai.
Sipas tij, dialogu Kosovë-Serbi nuk bën të lidhet me Ballkanin e Hapur, pasi kjo e fundit është inciativë ekonomike, ndërsa problemet mes dy vendeve janë historike.
“Nëse Serbia nuk e njeh Kosovën, atëherë nuk ka stabilitet në Ballkanin Perëndimor”.

E çuditshme për Arifin dhe Racin është edhe thirrja e kryeministrit Rama që Turqia, Greqia, Italia dhe Hungaria të bëhen anëtare të ‘Open Balkan’.
Një deklaratë e tillë sipas profesorit Arifi është më shumë për show politik.
“Sa i përket ftesës nga ana e kryeministrit shqiptar për Greqinë, Italinë e Hungarinë mund të them se është edhe qesharake, sepse janë vende anëtare të BE-së dhe kanë përgjegjësi ndaj vendeve anëtare të unionit sa i përket çështjeve tregtare. Nuk më duket shumë serioze, më shumë është bërë për show politik”, u shpreh ai.
Ndërsa, Raci tha se është e pakuptueshme se çka dëshirojnë të kërkojnë vendet anëtare të Bashkimit Evropian në një iniciativë të Ramës e Vuçiqit.
“Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e kanë iniciativën më serioze, atë të Berlinit e cila mund të ofrojë bashkëpunim rajonal të qëndrueshëm dhe garantues”, deklaroi ai.
“Ballkani i Hapur do të ishte i vërtetë vetëm nëse Kosova do të trajtohej nga Serbia barabartë sikur Shqipëria dhe Maqedonia. Ne s’mund të jemi aty vetëm sa për të thënë se jemi. Barazia e shteteve është shumë më e rëndësishme se sa një fotografi e liderëve të Ballkanit”.
Ndërsa, njohësi i çështjeve evropiane, Demush Shasha, ka thënë se “prej kohesh Rama ka propaganduar se Ballkani Hapur do të siguroj lëvizjen e lirë në rajon dhe njohjen e Kosovës nga Serbia, por këtë javë Kosova ka siguruar lëvizjen e lirë dhe njohjen e letërnjoftimeve nga Serbia pikërisht duke qëndruar jashtë Ballkanit të Hapur”.
“Brenda Ballkanit të Hapur pavarësia e Kosovës relativizohet: promovimi i verës për shembull vjen para shtetësisë së Kosovës. Nga ana tjetër jashtë Ballkanit të Hapur, Serbia duhet të pranoj ekzistimin e shtetit të Kosovës: sikur që pranoj këtë javë letërnjoftimet e Kosovës. Brenda Ballkanit të Hapur Serbia është forcë dominuese politike e çliruar nga kontrollet perëndimore. Jashtë Ballkanit të Hapur Serbia është e ekspozuar ndaj presionit për integrim në strukturat euro-atlantike sipas rregullave të lojës të vendosura nga BE-ja dhe SHBA-ja”, ka shkruar Shasha në një postim në rrjetin social Facebook.
Më tej ai ka thënë se “duhet njohur meritën e gjithë spektrit politik në Kosovë të cilët kanë refuzuar të bëhen pjesë e aventurës së Ballkanit të Hapur, duke ruajtur konsistencën e Kosovës në qëndrimin e saj se procesi i Berlinit, nën udhëheqjen e Kancelarit gjerman dhe pjesëmarrje aleatëve të Kosovës, mbetet i vetmi proces rajonal që ka përkrahjen e Kosovës”.
Ndërkohë, në samitin e “Ballkanit të Hapur” që po mbahet në Beograd të premten u firmosën katër marrëveshje: Marrëveshja e sigurisë ushqimore, memorandumi i mirëkuptimit në fushën e kinematografisë për Ballkanin Perëndimor, marrëveshja për bashkëpunimin në fushën ë bashkëpunimit të minierave dhe energjisë, dhe plani operativ në fushën e emergjencave civile. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët