LAJMI I FUNDIT:

Analistët përkrahin Haradinajn: Taksa të mos hiqet pa garancinë e ndërkombëtarëve

Analistët përkrahin Haradinajn: Taksa të mos hiqet pa garancinë e ndërkombëtarëve

Të enjten qëndroi  në Kosovë Komisioneri i BE-së për Politika të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Johannes Hahn, i cili  kishte një kërkesë të vetme për Kryeministrin Ramush Haradinaj, revokimin e vendimit për taksën 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Presione të tilla ndaj kreut të Qeverisë së Kosovs nuk kanë munguar edhe nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, vazhdimisht është deklaruar kundër heqjes së taksës derisa Serbia ta njoh Kosovën e pavarur, por  tani e ka zbutur sadopak qëndrimin e tij, duke thënë se vendimi mund të pezullohet nëse merr garanci ndërkombëtare për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me njohje reciproke.


E, këtë qëndrim e mbështeti edhe analisti Imer Mushkolaj, i cili në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nëse do të hiqej taksa për produktet serbe, atëherë do të duhej të kërkohej një garanci ashtu siç edhe e ka kërkuar kryeministri, Haradinaj.

Sipas tij, situata nuk është vetëm bardh e zi, pasi duhet përnjëmend të vlerësohet situata e heqjes së taksës si dhe efektet e saj.

“Kërkesa ka qenë heqja e taksës, por nuk besoj që kjo do të ndodh për shkak të kërkesës së komisionarit Hahn, por do të bëhet për shkak të presionit të SHBA-së. Do të ishte shumë  e gabuar që taksa të hiqet pa e parë rezultatin, apo efektin që ka arritur ose vetëm të thuhet që u hoq pa u vendos masa tjera. Një prej zgjidhjeve do të ishte që menjëherë të ndodhte masa e reciprocitetit që është dashur të vendoset moti. Ose eventualisht të kërkohen garanci me shkrim ashtu siç edhe e ka përmendur kryeministri, që përnjëmend kur të arihet marrëveshja të përfshihet njohja eksplicite nga ana e Serbisë. Nuk është situata veç bardh e zi se e kemi taksë dhe po e heqim, por duhet njëmend me mat me vlerësu efektin që e ka pas dhe po ashtu efektin që e ka heqja e taksës”, tha Mushkolaj për Telegrafin.

Edhe analisti Artan Muhaxhiri, vlerësoi se presionet e bashkësisë ndërkombëtare ndaj politikanëve kosovarë për arritjen e një qëllimi, realizohen në mënyrë strategjike.

Siç tha Muhaxhiri, vizita e Komisionarit Hahn duhet të vlerësohet nga perspektiva e presionit ndërkombëtar për heqjen e taksës 100 për qind

“Presionet e bashkësisë ndërkombëtare ndaj politikanëve kosovarë për arritjen e një qëllimi realizohen në mënyrë strategjike: nga eksponentë të ndryshëm, në mënyrë të vazhdueshme dhe në formë të rrathëve të shumanshëm koncentrikë. Edhe vizita e Komisionarit Hahn duhet të vlerësohet nga kjo perspektivë – si një nga hallkat e koordinuara të presionit ndërkombëtar për heqjen e taksës 100 për qind”, ka thënë ai.

Tutje ai theksoi se kjo formë e presionit diplomatik ndaj Kryeministrit Haradinaj do të vijojë derisa të shterohet koha e planifikuar për të nga akterët e fuqishëm vendimmarrës.

“Nëse nuk arrihet përparim është e pritshme që qasja të ndryshojë, duke u ashpërsuar deri në arritjen e një zgjidhjeje e cila do ta mundësonte zhbllokimin e situatës”, tha Muhaxhiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Lajme
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Shëndetësi
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Sociale
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme

"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar

Lajme
Kalo në kategori