LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Nëse dështon zgjedhja e Presidentit, zgjedhjet e reja në maj

Analistët: Nëse dështon zgjedhja e Presidentit, zgjedhjet e reja në maj

Njohësit e çështjeve politike thonë se çyshtja e presidentit është vendimtare nëse do të mbahen ose jo zgjedhjet e reja në Kosovë. Sipas tyre tani nuk ka mundësi që të mbahen zgjedhjet, pavarësisht se opozita e kërkon një gjë të tillë.

Partnerët e koalicionit thonë se duhet të gjindet një zgjidhje për postin e presidentit, ndërsa Vetëvendosje e PDK si parti opozitare, thonë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Por, njohësit e çështjeve politike thonë se nuk ka mundësi që të këtë zgjedhje këtë vit.


Sipas analistit politik Fsinik Halimi interesi i partive politike është që kjo përbërje e Kuvendit ta zgjedh presidentin e ri.

“Nuk është reale të priten edhe 3 apo 4 muaj zgjedhje të reja. Partitë politike do të bëjnë gjithçka që është e mundur që kjo përberje e Kuvendit të zgjedh presidentin e ri. Në rast se ai skenar dështon, zgjedhjet janë automatike. Por është pak e besueshme që tash të provokohen zgjedhje të jashtëzakonshme”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Fisnik Halimi.

Njohësi i çështjeve politike, Rasim Alija thotë se zgjedhje të jashtëzakonshme do të kemi nëse dështon zgjedhja e presidentit të ri.

“Nëse dështon zgjedhja e presidentit, alternativa e vetme është shkuarja në zgjedhje të reja të parakohshme. Por duke pasur parasysh afatet ligjore, zgjedhjet mund të bëheshin në muajin maj të vitit të ardhshëm. Ky është afati optimal që e parashohin ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës”, deklaroi Rasim Alija.

Përveç Ramush Haradinajt, deri më tani nuk ka asnjë kanditat, që e ka bërë publike kandidaturën për president të Kosovës. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori