Zyrtarë të shtetit serbë në Beograd vazhdimisht përmes deklaratave publike janë duke bërë fajtore për vrasjen e liderit të Iniciativës SDP, Oliver Ivanoviq institucionet në Kosovë, duke bërë përgjegjës presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli. Ndërsa, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në disa raste ka thënë se vrasësit e Ivanoviqit gjenden në Beograd.
Njohësit e rrethanave politike në vend, duke folur për Telegrafin, vlerësojnë se vrasja e politikanit serb do të përdoret nga Serbia si argument shtesë për të dëshmuar paaftësinë e shqiptarëve për të qeverisur me shtetin e Kosovës si dhe duke i lënë fajtorë, pasi Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.
Analisti Ramush Tahiri, ka thënë se nuk ka fare bashkëpunim institucional në fushën e sigurisë, ndërmjet shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë.
Sipas tij, Serbia dhe Kosova bashkëpunimin që i nevojiten e bëjnë përmes KFOR-it, UNMIK-ut apo në raste të tjera edhe me EULEX -in.
“Nuk ka bashkëpunim ndërmjet policive respektive të dy shteteve. Për këtë fare nuk është biseduar në procesin e dialogut në Bruksel. Nuk ka as marrëveshje për ekstradim të personave të kërkuar nga drejtësia. Serbia, atë pak bashkëpunim që i nevojitet, e bën me KFOR -in, me UNMIK -un apo në raste me EULEX -in. Takimet zyrtare dhe koordinimet bëhen në këtë nivel. Edhe shkresat zyrtare dërgohen në këtë nivel. Dhe ka vizita për këtë punë në Beograd. Institucionet e Kosovës me Serbinë gjithashtu bashkëpunimin e bëjnë nëpërmjet këtyre me Serbinë. Në çështjet e hetimeve për krimet e luftës nuk ka asnjë rast të bashkëpunimit të prokurorive të Kosovës e të Serbisë e asnjë kërkesë që kriminelët e kërkuar nga Serbia të kthehen në Kosovë. Gjithashtu Kosova nuk ka mundur as nëpërmjet Interpolit dhe drejtësisë ndërkombëtare t i kërkojë personat e akuzuar nga prokuroria kosovare”, ka thënë ai.
Siç theksoi Tahiri, në këtë jo-bashkëpunim nuk bënë përjashtim edhe rasti i Radoiçiqit, i cili stresohet nga Serbia.
“Në këtë nuk bënë përjashtim rasti i Milan Radoiçiqit funksionar i lartë i Listës Serbe, parti kjo në koalicion qeverisës të Qeverisë aktuale. Kjo mund të konsiderohet si fshehje dhe dhënie strehim nga Serbia, por gjithashtu edhe mosnjohje e asnjë autoriteti e organi shtetëror të Kosovës nga Serbia”, u shpreh ai.
Ndërsa, njohësi i çështjeve politike, Bhelul Beqaj vlerësoi se deklarata e kryetarit të Serbisë, e dhënë apriori kohë më parë, se Milan Radoiçiq ‘nuk është vrasës i Oliver Ivanoviq’ , është indikacioni më serioz për të dyshuar për Serbinë.
Beqaj tha se përgjegjësia për vrasjen e Ivanoviqit i bie Serbisë po aq edhe Kosovës.
“Është e qartë se Ivanoviq ka dalluar nga serbet e sojit të Listës Serbe, por edhe nuk ka qenë gjithnjë lojal ndaj politikanëve të sojit të Thaçit. Prandaj, përgjegjësia për vrasjen e tij i bie Serbisë po aq edhe Kosovës. Serbisë, ngase ka qenë kundërshtues i serbëve që derdhin ‘lot krokodili’, gjoja se për të dhe, Kosovës, ngase formalisht ka ndodhë në shtetin e Kosovës. Prandaj qëllimi Serbisë është hedhja e dyshimit te Kosova dhe shqiptarët për një akt terrorist që ka më shumë indikacione të besohet se e kanë bërë vet”, tha tbeqaj, për Telegrafin.
I pyetur se a do të thotë kjo që çdo krim që mund të kryhet nga shtetasit serbë në Kosovë, Serbia do të jetë ‘çerdhe’ mbrojtëse e tyre, ai tha: “Nuk e përjashtoj këtë mundësi, derisa organet e ndjekjes dhe drejtësisë në Kosovë nuk dëshmohen efikase”.
“Ja kaloj një vit nga vrasja e Ivanoviq dhe ne ende, nuk kemi shtjellim konkret ta rastit i cili është dashur të kishte top prioritet për drejtësinë kosovare. Pikërisht duke parë tendencat e Serbisë. Sa më shumë që të zgjatet zbardhja e së vërtetës aq më shumë do të dyshohet Kosova dhe shqiptarët”.
Beqaj potencoi se ky rast ka nevojë urgjent të mobilizojë tërë mekanizmin shtetëror për ta zbardhur, nëse Kosova dëshiron të dëshmohet si shtet.
“Ky rast ka nevojë urgjente të mobilizoj tërë mekanizmin shtetëror për ta zbardhur nëse dëshirojmë të dëshmohemi si shtet. Në të kundërtën ,kjo vrasje do të përdoret nga Serbia si argument shtesë për të dëshmuar paaftësinë e shqiptarëve për të qeverisur me shtetin e Kosovës”, shtoi Beqaj.
Ndryshe, më 16 janar të vitit të kaluar, në veri të Mitrovicës ishte vrarë politikani serb, Oliver Ivanoviq. Kur janë bërë një vit nga ky rast, tre persona janë arrestuar, të cilët akuzohen për ndihmë në kryerjen e vrasjes, derisa i dyshuari kryesor Millan Radoiçiq është strehuar në shtetin serb.
Ndërkohë, zyrtarë të shtetit serb vazhdimisht nëpër deklarata publike janë duke lënë fajtor për këtë vrasje institucionet në Kosovë, duke bërë përgjegjës presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, e ka quajtur sot abuzim politik, hetimin që autoritetet e Prishtinës e kanë bërë rreth rastit të vrasjes së ish-liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq.
Sipas tij autoritetet e Prishtinës e kishin burgosur atë pa ndonjë provë lidhur me akuzat për krime lufte, dhe më pas e kanë vrarë.
Ndërsa, prokurori Sylë Hoxha ka ftuar të gjithë politikanët nga Kosova dhe Serbia që nëse kanë njohuri rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit, të paraqiten në Prokurori.
Ai këtë ftesë e ka bërë në një deklarim për Insajderin serb, duke thënë se është në interes shtetëror që të gjenden personat përgjegjës për kryerjen e vrasje. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BDI: VLEN-i nuk ka as autonomi politike, as integritet e as legjitimitet për të mbrojtur interesat e shqiptarëve

Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

VLEN: BDI e ndryshoi ligjin për personat që janë në “listën e zezë” të mos kenë funksione shtetërore

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Siguria në Kosovë - ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi