Në “Debat Plus” panelistët kanë diskutuar për gjasat e subjekteve politike për t’u renditur në zgjedhje.
Politologu Avdi Smajlaj thotë se Vetëvendosje qëndron shumë afër 50% sipas shumë sondazheve, derisa sipas tij subjektet tjera janë në defanzivë.
“Për momentin perceptimi është se fryma e ndryshimit është Vetëvendosje. Por janë shumë pikëpyetje se sa ka kapacitete Vetëvendosje për të bërë atë ndryshim që kërkohet nga qytetarët”, tha Smajlaj, përcjell Telegrafi.
Profesori universitar Bujar Dugolli thotë se problemet e krijuara nga mocioni në fillim të pandemisë përmbysën shpresën e krijuar për një qeveri ndryshe.
“Qytetarët janë ndier të mashtruar qoftë nga ajo qeveri apo premtimet tjera si për liberalizim të vizave apo investimeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës…Unë mendoj se edhe për shkak të sistemit proporcional është e mundshme që LVV bashkë me Vjosa Osmanin ta arrijnë 50%”.
Astrit Gashi ka thënë se pavarësisht se sondazhet thonë se LVV i fiton 50% të votave është vështirë të dihet si do të shkojë procesi zgjedhorë.
“Unë mendoj se Vetëvendosje do t’i ketë mbi 41 deputetë dhe do të jetë faktori kryesorë edhe për formimin e qeverisë edhe presidentit. Më këto shifra askush nuk mund të bëjë asgjë pa ta”.
Arton Demhasaj nga Organizata Çohu thotë se Kosova është vetëm një zonë zgjedhore dhe kjo sipas tij është një problem që e pengon LVV-në në zgjedhje.
“Në një zonë zgjedhore partitë politike mund të mbledhin vota nga secila komunë dhe ato grumbullohen. Pra me një dalje prej rreth 800 mijë votuesve një subjekti i duhen rreth 40 mijë vota për të kaluar pragun”.
Ish-deputeti Visar Ymeri thotë se kandidimi apo mos kandidimi i Albin Kurtit do të bëhet në ditën e certifikimit të listave zgjedhore.
“Unë mendoj se mos kandidimi i Albin Kurtit do të ketë efekt në rezultatin e kësaj partie. Vetëvendosje do të rritet pasi kjo nga njerëzit do të kuptohej si pengesë e qëllimshme për ta penguar kandidimin e zotit Kurti”, tha Visar Ymeri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe